Nga Osmani te Abazaj, ja transferimet më të shtrenjta brenda vendit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2018 | 13:10

Nga Osmani te Abazaj, ja transferimet më të shtrenjta brenda vendit

Një dekadë më parë, Tirana hapi një epokë të re në kampionatin shqiptar sa u përket transferimeve të lojtarëve, duke blerë kartonin e tyre në klubet brenda vendit. Në vitin 2008 bardheblutë shpenzuan 140 mijë euro për blerjen e Gjergji Muzakës dhe Tefik Osmanit nga Partizani.

Abazaj

Më pas, kulmi arriti me klubin e Dinamos që për një shifër prej 100 mijë eurosh bleu kartonin e Elis Bakajt, i cili ishte pjesë e Partizanit. Me kalimin e viteve, në skenë doli Skënderbeu si superfuqi e futbollit shqiptar dhe shpenzoi 150 mijë euro për të blerë sulmuesin Xhejms Adeniji nga Laçi.

Së fundmi, korçarët vendosën rekord me Kristal Abazajn duke shpenzuar plot 200 mijë euro, me Luftëtarin që arkëton në total 300 mijë euro, pasi përfshihet edhe blerja e Dejvi Bregut.

TRANSFERIMET

Kristal Abazaj – 200 mijë euro (nga Luftëtari te Skënderbeu)

Dejvi Bregu – 100 mijë euro (nga Luftëtari te Skënderbeu)

Xhejms Adeniji – 150 mijë euro (nga Laçi te Skënderbeu)

Elis Bakaj – 100 mijë euro (nga Partizani te Dinamo)

Gjergji Muzaka – 100 mijë euro (nga Partizani te Tirana)

Tefik Osmani – 40 mijë euro (nga Partizani te Tirana)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"