Nga numri i tifozëve tek gratë e lojtarëve, ja pikantet e sfidës Egnatia-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 21:42

Nga numri i tifozëve tek gratë e lojtarëve, ja pikantet e sfidës Egnatia-Skënderbeu

Ndonëse ka qenë një kohë e mirë dhe me diell, teksa temperaturat para ndeshjes ishin 11 gradë celsius, tifozët rrogozhinas kanë qenë më të paktë se çdo herë tjetër gjatë këtij sezoni. Në stadiume kishte vetëm 130 tifozë dhe “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet.

322108355_1603951406743531_6071677957197423662_n

* Në sektorin VIP nuk kanë munguar të ulen edhe bashkëshortet e disa prej futbollistëve të huaj të Egnatias dhe Skënderbeut. Disa prej tyre kanë miqësi, pasi i bashkon fakti që vijnë nga Brazili.

* Presidentët Agim Demrozi i Egnatias dhe Ardjan Takaj i Skënderbeut e ndoqën ndeshjen afër njëri-tjetrit në tribunën VIP.

* I përket tashmë Skënderbeut, por mesfushori beratas, Erald Hyseni, që në gjysmën e parë të këtij sezoni ka qenë pjesë e Egnatias, gjeti momentin të takonte të gjithë lojtarët dhe drejtuesit rrogozhinas.

* Goli i shkëlqyer i Fernandos ishte i pari në Kupë për brazilianin. Me largimin e Delarzh, mesfushori me 5 gola (të gjithë në fazën e dytë të kampionatit) është aktualisht golashënuesi më i mirë i Egnatias.

* Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, u pa shumë i impenjuar gjatë gjithë ndeshjes me udhëzimet e tij, duke iu druajtur një surprize.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"