Nga Nojer te sfida Dibala-Ikardi, yjet që mund të humbasin Botërorin Rusi 2018

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2018 | 14:48

Nga Nojer te sfida Dibala-Ikardi, yjet që mund të humbasin Botërorin Rusi 2018

Dy muaj nga kampionati botëror “Rusi 2018” është koha që trajnerët të bëjnë llogaritë për lojtarët që do të marrin në skuadër. Sigurisht që prezenca e lojtarëve si Mesi, Ronaldo, Nejmar apo edhe të tjerë nuk është në diskutim, por mund të ketë yje që rrezikojnë.

Argjentina

Gazeta “Marca” ka bërë një listë me ata që e kanë në dyshim biletën për në Rusi. Spanjollët e nisin shkrimin me pikëpyetjen e madhe në lidhje me Moratën, i cili nuk po aktivizohet sa duhet në këtë fund sezoni, por pastaj rendisin të tjerët.

morata

Gazeta spanjolle jep edhe mundësitë që ka Ibrahimoviç për të luajtur në Botëror, pavarësisht se ai tani është në fund të karrierës dhe me Junajtidin nuk ka luajtur fare për shkak të dëmtimit. Ibra i ka dhënë lamtumirën kombëtares, por ekziston mundësia që të rikthehet.

nojer

Brazili– David Luiz ishte protagonist në Botërorin e vitit 2014, por këtë herë mund ta ndjekë kompeticionin nga televizori. Raporti i vështirë me Konten ka bërë që ai ta humbasë vendin e titullarit. Edhe mbrojtësi i Sitit, Danilo, ndoshta nuk e bind sa duhet trajnerin Tite, sepse dëmtimet e kanë lënë për shumë kohë jashtë fushave.

Gjermania- Ekipi i Lëvit mund të humbasë më shumë kampionë sesa kombëtaret e tjera. Duhet ende kohë për të kuptuar nëse Nojer do të jetë gati apo do të qëndrojë larg fushave të lojës. Megjithatë, portieri i Bajernit nuk është dyshimi i vetëm. Rojs, Gëce dhe Vajgël gjithashtu mund të mbeten jashtë listës.

Argjentina- Dibala dhe Ikardi janë dy sulmues të mëdhenj, por ndoshta vetëm njëri prej tyre do të marrë pjesë në Botëror. Me Higuainin që duket se është rikthyer në formë dhe e ka vendin e sigurt, Sampaolit i duhet të vendosë të lërë jashtë njërin. Nuk është e lehtë, por s’mund të marrë kaq shumë sulmues, duke parë se sa të tjerë ka në dispozicion. Edhe Havier Pastore është në dyshim serioz, por edhe portieri Guliermo Ruji.

Lista

Anglia– Antonio Konte tha se nuk do t’i interesonte aspak nëse Kejhill dhe Morata nuk shkojnë në Botëror, sepse ai kujdeset vetëm për ecurinë e Çelsit. Mbrojtësi anglez i bluve të Londrës e ka humbur vendin e titullarit dhe mund të përjashtohet nga Sauthgejt, po ashtu si Starrixh.

Portugalia– Ndryshe nga Europiani 2016, Portugalia mund të paraqitet në Rusi me një fytyrë të re dhe kampionët si Pepe, Nani, Renato Sançes apo të tjerë mund të mbeten në shtëp

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"