Nga njëra anë negocion me Milanin, nga ana tjetër i shkel syrin Spanjës, Suso: Kam pasur kontakte me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 16:28

Nga njëra anë negocion me Milanin, nga ana tjetër i shkel syrin Spanjës, Suso: Kam pasur kontakte me…

Një bombë e vërtetë për skuadrën e Milanit e cila nuk e di se deri ku mund të shkojë lojtari i skuadrës Suso. Nga njëra anë lojtari po negocion me skuadrën e Milanit ndërsa nga ana tjetër mendon për një transferim të mundshëm në Spanjë.

Suso Milan

Edhe vetë lojtari e ka pranuar së fundmi teksa ka thënë se ka pasur kontakte me skuadrën e Atletikos së Madridit.  “Ka pasur kontakte me Atletiko Madrid, është e vërtetë” – ka thënë Suso për Es Radio. Lojtari është në kontratë me Milanin deri në vitin 2022 dhe ka një klauzolë përfundimi 40 milionë euro për klubet jashtë Seria A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"