Nga një përforcim për çdo rol, Milani tenton goditjet e fundit/ 3 futbollistë ende në radarët kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 23:59

Nga një përforcim për çdo rol, Milani tenton goditjet e fundit/ 3 futbollistë ende në radarët kuqezi

Sipas raportimeve të një “Sky Sport”, Sander Berge është sërish një objektiv i Milanit. Mesfushori norvegjez, në fakt nuk është një emër i ri për zonën e skautëve të klubit kuqezi pasi ishte monitoruar në kohën kur luante në Belgjikë, te Genku.

Gazidis Maldini Piolui

Aktualisht 25 vjeç, asokohe ishte transferuar te Shefildi në janar të 2020- ës për 23 milionë euro dhe Milani në mënyrë të pashmangshme u dorëzua, duke pasur parasysh çmimet e larta që paguajnë ekipet angleze për blerjen e futbollistëve. Milani hoqi dorë, por nuk pushoi së ndjekuri, me sa duket. Sidomos tani që “Shpatarët” nuk luajnë më në Premier, por në Championship, ekuivalent i kategorisë së parë në Shqipëri.

MBROJTËSI – Kristofer Mishel, gazetar pranë “Sport1”, bën të ditur Frankfurti është ende duke u përpjekur të shesë Evan N’Dikën në këtë hapësirë merkatoje. Kjo pasi kontrata e mbrojtësit do të skadojë më 30 qershor 2023. Për Mishelin, Milani do të ishte i gatshëm të vendoste më shumë se 15 milionë euro në pjatë për mbrojtësin, i cili në ditët e fundit thuhet të ketë pasur edhe një kontakt telefonik me Paolo Maldinin.

Menaxheri i N’Dikës, megjithatë, do ta kishte bllokuar operacionin, sepse konsideron një hipotezë më të mirë skadencën e kontratë për klientin të tij. Duke qenë i lirë, mbrojtësi do të kishte mundësi të përfitonte një rrogë më të mirë se sa në rast blerjeje. Pra, shans për të rrëmbyer një pagë më të lartë dhe logjikisht, një komision të madh për të.

PËR SULMIN – Ndërkohë nga Anglia, sipas raportimeve të “Sky Sports News”, Milani është optimist për blerjen e Hakim Ziehut, aq sa ka pasur kontakte të mëtejshme me “blutë”. Edhe Mançester Junajtidi thuhet se është në gjurmët e ish-anësorit të Ajaksit, por duket se nuk është diskutuar për ta sjellë në “Old Trafford”. Për më tepër marokeni të dielën qëndroi në stol gjatë ndeshjes mes Çelsit dhe Totenhemit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"