Nga një gol në çdo pjesë, Partizani B bën “paqe” në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 14:48

Nga një gol në çdo pjesë, Partizani B bën “paqe” në miqësore

Vora–Partizani B ndahen në “paqe”. Miqësorja e luajtur dje në Pezë-Helmes nuk ka shkuar më larg se shifrat 1-1. Ka qenë një ndeshje e pëlqyeshme dhe e luajtur me grintë, por që në fund nuk pati fitues. Loja ka nisur me vrull dhe përkushtim. Vorakët tregohen më agresivë dhe në të 12-ën është Sadiku që fiton një penallti. Lila godet nga pika e bardhë dhe nuk fal, duke i çuar shifrat në 1-0.

partizani-b-1000x600

Skuadra e Gerlad Çanit vjen në rritje dhe gjatë gjithë kohës ata kërkojnë edhe golin e dytë. Kovaçi, Çeliku e Keqa bëhen mjaft të rrezikshëm. Por, për meritë të portierit Varfi, porta e “demave” shpëton pa pësuar gola të tjerë. Në fraksionin e dytë, është skuadra e Partizanit që hyn në fushë thuajse me formacion të ndryshuar. Kjo, pasi në stol të kuqtë kanë një dyndje futbollistësh. Rrjedha e lojës ndryshon dhe tani janë të kuqtë inferiorë që kërkojnë me këmbëngulje golin. Do të jetë Klaus Zani ai që sjell baraspeshën, duke shënuar një gol të bukur në të 53-ën. Rezultati 1-1 nuk ndryshon deri në vërshëllimën e fundit të kryesorit.

Gerald Çani i kënaqet lojës dhe me bindje e thotë që Vora do të shpëtojë me grupin që ka krijuar me afrimet e fundit: “Mendoj se edhe me këtë kontingjent futbollistësh, skuadra jonë do t’ia dalë të triumfojë në luftën për mbijetesë”. Dritan Mehmeti, nga ana tjetër, e ka shfrytëzuar këtë duel për të parë lojtarët në provë. “Ka pasur një dyndje lojtarësh në provë dhe sot (dje) i aktivizova. Deri diku jam i kënaqur, por ka ende nevojë për ndërhyrje. Duke qenë se kemi pushim javën e parë, do të mundohemi të gjejmë edhe një ekip tjetër për t’u përballur në një miqësore. Kjo do të konkretizojë më mirë mendimet e mia për disa nga lojtarët e rinj”, tha trajneri i Partizanit.

11

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"