Nga Nini te Kone, ja cilët lojtarë injoruan Shqipërinë dhe u bënë grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2018 | 21:05

Nga Nini te Kone, ja cilët lojtarë injoruan Shqipërinë dhe u bënë grek

Në Kombëtaren e Greqisë kanë luajtur disa lojtarë me origjinë shqiptare. I pari që pranoi ftesën e Kombëtares helene, duke injoruar Shqipërinë, ishte Sotir Nini në vitin 2008. Pas aktivizimit fillimisht me U-19 dhe U-21, mesfushori vendosi të luante zyrtarisht me Kombëtaren A të Greqisë.

sotiris ninis

Të njëjtën gjë bëri edhe mesfushori nga Tirana, Panajot (Gjergji) Kone, i cili në vitin 2010 luajti për herë të parë me fanellën e Greqisë. Në vitet e fundit, edhe portieri me origjinë shqiptare, Stefano Kapinos, zgjodhi përfaqësuesen helene. Gjithashtu, mesfushori Andrea Tato nga Himara pranoi ftesën greke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"