“Nga nesër do të mendoj për derbin”, Kolela pas barazimit në shtëpi: Kemi dhe ndeshjen tjetër, sot e shfrytëzova për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 18:10

“Nga nesër do të mendoj për derbin”, Kolela pas barazimit në shtëpi: Kemi dhe ndeshjen tjetër, sot e shfrytëzova për…

Partizani mori një barazim pa gola përballë Orikut në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Në një prononcim për “Oversport”, tekniku i të kuqve, Xhiovani Kolela, shprehet se skuadra do të bëjë më mirë për ndeshjen e dytë dhe se tani do të fillojë të mendojë për derbin.

kolela

“Nuk e kam nënvlerësuar kundërshtari. Ata kanë luajtur ndeshjen e tyre. Por do të ketë kohë, sepse kemi dhe ndeshjen tjetër.

Nga nesër do të mendojë për derbin pasi do të ketë kohë për ta përgatitur ndeshjen, pasi ishim të fokusuar te takimi i sotëm.

Nuk mund të them si do të shkojë derbi. Jam duke e përgatitur si ndeshje. Sot e kam shfrytëzuar këtë takim për të hedhur në fushë lojtarët që nuk kishin marrë minuta.

Është e rëndësishme që të rikthehen lojtarët që kam pasur të dëmtuar. Ka aspekte që janë të mira, ka dhe disa që nuk janë të mira, por që do të tentohet që të rregullohen, ashtu si situata për konkretizimin e aksioneve”, u shpreh Kolela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"