Nga Nejmar te Nojer, ja yjet qe rrezikojnë të humbasin Botërorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2018 | 22:10

Nga Nejmar te Nojer, ja yjet qe rrezikojnë të humbasin Botërorin

Kur kanë mbetur edhe pak kohë nga fillimi i Kampionatit Botëror Rusi 2018, disa yje rrezikojnë të humbasin kompeticionin më të rëndësishëm në planet. Të gjithë sytë janë nga braziliani Nejmar, i cili është dhe lideri i skuadrës dhe te portieri Manuel Nojer. Të dy futbollistët janë në luftë me kohën, për tu rikuperuar plotësisht dhe për të qenë prezent në Rusi.

Nejmar Nojer

Nejmar pritet të bëjë provën zyrtare në 17 maj. Optimizëm edhe për kapitenin Manuel Nojer. Nuk luan por stërvitet prej kohësh. “Mendoj se do të jem në Botëror”, u shpreh gjermani para pak kohësh.

boateng

Dyshime të mëdha edhe për mesfushorin e Liverpulit, Emre Xhan dhe mbrojtësin e Bajernit, Zherom Boateng. Dëmtimet e pësuara se fundmi pritet t’i lenë këta dy futbollistë jashtë Botërorit.

aguero

Probleme edhe për Argjentinën. Lukas Bilja dhe Serxhio Aguero janë 2 futbollistët që rrezikojnë të mos jenë në Rusi për shkak të dëmtimeve. Në pikëpyetje edhe ylli i Islandës, Gylfi Sigurdson. 2 janë mungesat e sigurta në Botëror. Laurent Koshielni dhe Aleks Oksland Çambërlein i kanë thënë lamtumirë Kupës së Botës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"