Nga Nejmar-Mbape te Kejn-Hazard, zbardhet plani “galaktik” i Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 22:46

Nga Nejmar-Mbape te Kejn-Hazard, zbardhet plani “galaktik” i Realit

Tifozët e Realit pres in që Florentino Perez të dalë në ditët e ardhshme në tribunën e stadiumit “Santiago Bernabeu” me pasardhësin e Kristiano Ronaldos. E gjithë bota pret një gjest të tillë. Ditët që kalojnë janë një “armik” për të, por ai bashkë me drejtuesit e tjerë të Madridit e dinë që një veprim i tillë nuk do të jetë aspak i thjeshtë. Sepse panorama e futbollit ka ndryshuar dhe nuk është e lehtë të transferosh atë që do.

Perez

Reali i Madridit do të vazhdojë të fitojë edhe pa Kristiano Ronaldon, por është e qartë që duhen blerje që një skuadër të jetë kompetitive dhe të fitojë tituj. Në “bankë” Reali ka buxhetin për të bërë goditje të mëdha dhe sigurisht që do të vijnë 2 “galaktikë” ose lojtarë të niveli të lartë. Reali duhet të gjejë në merkato 50 golat sezonalë të Ronaldos, sepse nga ata që ka në skuadër, askush nuk i garanton.

MBAPE-NEJMAR Florentino Perez ka besim se sirenat që ka dhënë babai i lojtarit Nejmar për një transferim të mundshëm në Madrid do të ndikojnë te PSG-ja dhe Al Khelaifi. Ai është lojtari që duan “galaktikët” dhe do të bëjnë gjithçka për të bindur presidentin e francezëve.

Nejmar dhe Mbape

E njëjta histori është edhe me Mbapenë. Nuk bëhet fjalë vetëm për para, por për krenari dhe ndjenja. Nuk do të jetë aspak e lehtë që Perez të arrijë marrëveshjen me Al Khelaifin, sepse ky i fundit kërkon të përfitojë nga momenti ku ndodhet Reali.

HAZARD-KEJN Por dy emrat e tjerë janë në Premier Ligë, Eden Hazard dhe Herri Kejn. I pari është lojtari më i mundshëm për t’u transferuar në Spanjë, i cili ka dhënë gjithmonë sinjale dashurie për Madridin dhe këtë vit nuk do të luajë dot në Champions.

kejn mbape

Herri Kejn është i vështirë sepse ai sapo rinovoi kontratën e rinovimit me Totenhemin. Por pavarësisht të gjithave, tifozët e Realit po presin që Perez të prezantojë pasardhësin e Ronaldos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"