Nga ndryshimet mes kampionateve te lojtarët që pëlqen, braziliani i Laçit: Ju tregoj ëndrrën që kam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2020 | 15:25

Nga ndryshimet mes kampionateve te lojtarët që pëlqen, braziliani i Laçit: Ju tregoj ëndrrën që kam

Futbollisti i Laçit Teko ka folur për mediat e vendit të tij. Në një intervistë ekskluzive për “Mercado do Futebol” , Teko tregoi sesi filloi karriera e tij e futbollit dhe bën krahasimin mes kampionatit në Brazil dhe atij shqiptar. 

Teko

Teko ka kaluar në disa skuadra të vendit të tij si Treze da Paraíba dhe klubet e tjera në vendlindje, deri kur arriti në futbollin shqiptar në vitin 2019. Me ekipin e Laçit, ka kontribuar me katër gola në pesë ndeshje. Megjithatë, gjatë intervistës , sulmuesi brazilian thekson ndryshimin mes futbollit në Brazil dhe atij në Shqipëri.

“Futbolli brazilian, në thelb, është më shumë teknik futbolli, më pak forcë, më i përqendruar në cilësinë teknike. Futbolli shqiptar, nga ana tjetër, është një futboll me shumë forcë fizike, dhe është shumë taktik. “- tha Teko.

tekooo

Teko gjithashtu foli për frymëzimet e tij dhe ëndrrën e karrierës, mes tyre njëra prej tyre mund të realizohet, nëse FK Laçi merr një vend në Europa Ligë.

“Ka disa lojtarë nga të cilët frymëzohem, mua më pëlqeu shumë Adriano kur ai luajti për Flamengo. Një tjetër që më pëlqen është Di Maria. Ai është shumë teknik dhe, më pëlqen shumë të luaj stilin e tij. Ëndrra ime më e madhe do të ishte të luaja për Barcelonën. Të luash në ‘Camp Nou’ do të ishte e jashtëzakonshme. Më pëlqen të luaj edhe në Serie A.”, përfundoi futbollisti i Laçit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"