Nga ndikimi i komunitetit arbëresh për kalimin te Kozenca dhe më pas te Parma, Dermaku i tregon të gjitha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 13:49

Nga ndikimi i komunitetit arbëresh për kalimin te Kozenca dhe më pas te Parma, Dermaku i tregon të gjitha

Kastriot Dermaku ka realizuar një nga ëndrrat e tij më të mëdha, për të luajtur në Serie A, ku në merkaton e verës së vitit të kalur kaloi te Parma.dermaku3

Megjithatë mbrojtësi shqiptar nuk e harron të kaluarën e tij, ku tregon edhe vështorësitë te Kozenca në Serie B. Futbollisti tregon se kur ekipi i tij në një ndeshje që duhej fituar barazoi për shkak të një gabimi të tij mendoi se aventura e tij aty kishte përfunduar, por më pas gjithçka ndryshoi, duke treguar edhe për kalimin te Parma.

“Më duhej të vendosja midis Kozenca , Viterbo dhe Matera . Për disa vjet kuqeblutë më kërkonin dhe kishte disa komunitete arbereshe  që ndikuan në zgjedhjen. E cila më pas doli të ishte më e mira që mund të bëja.”kastriot dermaku

Një fillim mjaft i ndërlikuar, ai i mbrojtësit me fanellën e Kosenca. “Nuk ishte një situatë e lehtë, ne ishim në vështirësi deri në janar. Kaloi më mirë që nga janari e tutje, por më pas pika e kthimit në kampionat erdhi pas fitores 0-3 në shtëpi me Rende. Ne patëm dy starte të mira, dy gola, atëherë ishte momenti i kthimit.  Ne ishim një ekip më i mirë, pas ndeshjes kundër Francavilla , filluam të kemi besim .

Në ndeshjet e fundit ndaj Trapanit, unë bëra një gabim që u ndëshkuam me gol dhe ndeshja u mbyll barazim, ku ne donim fitoren me çdo kusht. Ndeshjen e radhës unë u lashë në stol dhe aty mendova se aventura ime kishte marrë fund. Por gjithçka ndryshoi ndeshjen e radhës ndaj Peskarës ku isha titullar.kastriot dermaku

Gjatë sezonit pati një kontakt me Parmën, sapo e mora vesh për mundësinë e kalimit në Serie A pranova direlt, ishte një zgjedhje e vështirë, por ishte mundësia e fundit për të bërë hapin e madh. Ju arrini në një moshë të caktuar dhe ka dyshime, e gjeni veten në një mjedis ku punoni shumë mirë dhe ishte më mirë sesa pritej”, u shpreh Dermaku.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"