Nga ndërhyrja e Halilit në formacion te vendimi për t’u larguar, rrëfehet Nevil Dede: Ju tregoj çfarë ndodhi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2021 | 23:49

Nga ndërhyrja e Halilit në formacion te vendimi për t’u larguar, rrëfehet Nevil Dede: Ju tregoj çfarë ndodhi…

Trajneri Nevil Dede foli pas largimit nga drejtimi i Tiranës, teksa tregoi edhe shkaqet e këtij divorci. Për “Supersport”, Dede tha se para ndeshjes kishte pasur një takim me presidentin Refik Halili, ku sipas tij nuk kishin përputhje të mendimeve në lidhje me formacionin për ndeshjen e Tiranës. Ai tha se gjithmonë për formacionin kishte vendosur vetë dhe nuk kishte pasur ndërhyrje përveç ditës së sotme.  

NEVIL DEDE

ÇFARË NDODHI- Te të treja herët nuk e kam bërë unë skuadrën. Unë nuk vajta te Tirana nga rruga se isha pa punë. Drejtoja Kombëtaren e 19 vjeçarëve dhe vendosa të filloj një projekt të ri. Unë nuk i gjej dot të vërtetat. Nuk kam pasur asnjë takim dje me presidentin Halili. E vërtetat është që ne kemi punuar që pas derbit me Partizanin me skuadrën. Na mungonte Batha, ishte një humbje e rëndësishme.

Përveç atij mungonte edhe Giamfi. Kjo ishte pasqyra e skuadrës që kisha. Dje u largua edhe Sasraku, pas një dakordësimi mes dy palëve. Në  këtë kuadër e përgatitëm ndeshjen me skuadrën që kisha. Në momentin që shkova në stadium unë bëra zgjedhjet e mia. Në një bisedë me presidentin më thanë që nuk janë dakord me zgjedhjet e mia. Nga ana tjetër unë iu thashë që të bëhej kështu, dhe i thashë të largohem dhe të vazhdojnë rrugën e tyre, nëse mendojnë se mund të bëjnë më mirë. Unë i vlerësoj si të mirëqenë.

DORËHEQJE APO SHKARKIM? Kam vajtur te Tirana për të zhvilluar dhe për të dhënë frymëmarrje akademike dhe klubit. Gjeta lojtarë shumë të mirë me shumë cilësi. Kishim probleme me mungesat, mendoja që do të ishim të fortë dhe kompetitiv. Nuk ka asnjë penalitet klubi nga largimi im. Kam vajtur për të zhvilluar veten dhe klubin. Kontratën e firmosa të bardhë. Mendova më mirë t’iu jap frymëmarrje popullit të Tiranës, sesa lojtarëve që blihen nga jashtë.

KA NDËRHYRË PRESIDENTI NË FORMACION? Halili nuk ka ndërhyrë asnjëherë vetëm sot, që kishte mungesë të theksuar besimi. Nuk dua të bëhem precedent si trajner. Jeta do të vazhdojë. Kam qenë i detyruar të bëj formacionin në bazë të lojtarëve që kam pasur. Sot grupi ishte disi më i plotë dhe bëra ato zgjedhje.

NDRYSHIMET NË FORMACION? Nevil Dede nuk është më i madh se Tirana. Populli bardheblu është më i madh se çdo klub tjetër. Aseti më i madh i Tiranës është tifozët dhe akademia. Kemi shumë lojtarë të huaj që janë pjesë e kombëtareve respektive, por në fund mendoj që duhet t’i japim lojtarëve tanë.

MOSPËRPUTHJET- Unë mendova se njerëzit ndryshojnë me kalimin e kohës. Në fund fare nëse mungon besimi. Por kur e shikon që nuk ecën kështu, atëherë mbyllet këtu. Nuk ndajmë të njëjtat ide dhe këtu mbyllet gjithçka. Unë jam i kënaqur me lojtarët që kam stërvitur. Mund të luajë Muçi Çelhaka, apo edhe ndonjë tjetër nga jashtë.

Nuk flisnim me të njëjtën gjuhë dhe nuk kishim të njëjtën gjuhë me klubin. Unë mendova se do të kishim për dy vite një kontratë me projektin që kisha në mendje. Por nuk u realizua dhe e mbyllëm këtu.

 NDESHJA SOT- Ndeshjen e pashë si tifoz dhe mendoj se meritonim fitoren ne.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Shkaqet e “divorcit” me Deden, Refik Halili sulmon Hafizin: Nuk shkon dot në Shkodër se e hedhin nga ura e Bunës, trajneri i ri…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"