Nga Myler tek Gëtce, ky është “mallkimi” i heronjve të finaleve të Gjermanisë në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 19:22

Nga Myler tek Gëtce, ky është “mallkimi” i heronjve të finaleve të Gjermanisë në Botëror

Ditën e djeshme, trajneri Joakim Lëv ka bërë të ditur se në listën e lojtarëve të grumbulluar për në Rusi, nuk do të jetë Mario Gëtce, lojtari që i dha Kupën e Botës në vitin 2014 me golin e vetëm në finalen kundër Argjentinës.

mario-gotze-germany-world-cup-2014_174kc64h1kb8019zx057w95yc3

Por, “mallkimin” që vjen nga një finale më parë, duket se e kanë të gjithë heronjtë e finales së Botëroreve për Gjermaninë. Problemet, polemikat dhe zhgënjimet nuk regjistrohen për herë të parë te Gjermania. Katër futbollistë të Kombëtares gjermane, që kanë vendosur 4 Botërorët e fituar, kanë kaluar shpejt nga parajsa në ferr. Mario Gëtce është i fundit në radhë.

helmut

Botërorin e parë, Gjermania e fitoi në vitin 1954 në Zvicër, me mrekullinë e Bernës që u përjetësua edhe në film, aty ku ishte një futbollist që spikati mbi të gjithë. Helmut Rahn shënoi dy gola në suksesin vendimtar 3-2. Por, që prej asaj sfide epike, për “bomberin” gjerman nisi rënia, alkooli, e madje edhe arrestimi për shkak të një sulmi ndaj policisë.

gerd

Në vitin 1974, golin vendimtar e shënoi Gerd Myler. “Bomber der Nation” kishte spikatur gjithmonë në portat kundërshtare, por më pas la Bundesligën për futbollin amerikan, e pati varësi ndaj alkoolit, gjë që e detyroi të kërkonte edhe ndihmën e psikologut.

andy

Gjermani i fundit që vendosi një Botëror para Gëtces ishte Andreas Brehme. Goli i tij ndaj Argjentinës në Botërorin e vitit 1990 ishte historik. Mbrojtësi karizmatik fitoi më pas dhe Kupën UEFA me Interin, si dhe Kupën e kampionatin gjerman me Kaizerslauternin. Por, edhe për të nisën problemet, me arrestime dhe falimentim financiar, vetëm pak kohë pas golit që e çoi në parajsë dhe e riktheu në ferr.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"