Nga mungesa e fonisë tek Kolela dhe Marini në stadium/ Ja çfarë nuk u pa në ndeshjen Egnatia-Erzeni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2023 | 16:42

Nga mungesa e fonisë tek Kolela dhe Marini në stadium/ Ja çfarë nuk u pa në ndeshjen Egnatia-Erzeni

Në stadiumin “Arena Egnatia” u përdor për herë të parë hyrja e tifozëve në stadium me bileta dixhitale. Por ky avancim i teknologjisë nuk ishte përhapur shumë në qytet për mënyrën se si funksiononte, që fillon nga karta e identitetit, të cilën shumë sportdashës nuk e kishin me vete dhe nuk arritën të futen në shkallët e stadiumit.

325651954_861132138429431_7243776641143942125_n

* Në stadium për të ndjekur këtë takim ka qenë trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, i shoqëruar edhe nga drejtori Elton Marinaj. Gjithashtu edhe futbollisti i Tiranës, Albano Aleksi, ishte i pranishëm në stadium.

* Në minutën e 66-të gjyqtari Kridens Meta dhuron spektakël. Ai godet një top me thembër gjatë lojës së ndaluar nga vërshëllima e tij.

* Për herë të parë në stadiumin “Arena Egnatia” mungoi fonia, e cila në ndeshje të tjera e gjallëron ambientin me muzikën e zgjedhur.

FATMIR EFICA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"