Nga momenti më i vështirë te ofertat jashtë vendit, rrëfehet Alban Hoxha: Luaj e 10 vjet, them ta mbyll te Partizani!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 23:36

Nga momenti më i vështirë te ofertat jashtë vendit, rrëfehet Alban Hoxha: Luaj e 10 vjet, them ta mbyll te Partizani!

Nëpërmjet një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” nga hoteli, kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, analizoi ecurinë e të kuqve në këto javë si dhe foli për përgatitjet dhe vështirësitë e sfidës ndaj Laçit, e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

bandicam 2018-11-10 22-51-20-916

Në rrëfimin e tij, gardiani i portës së kuqe tregoi edhe momentet më të vështira që ka kaluar me Partizanin si dhe për ofertat jashtë vendit.

“Ne i përgatisim njësoj të gjithë ndeshjet. Është sfidë e vështirë. Laçi ka treguar kualitet dhe futboll të bukur. Javën që shkoi mposhti Skënderbeun me lojë të bukur. Shpresoj që përgatitjen që kemi bërë ta shfaqim nesër në fushë”.

Viti i duhur për të fituar- Shpresoj. Gjithmonë kemi shpresuar. Kemi qenë gati për të dalë kampion çdo vit. Me gabime të vogla na ka ikur kampionati nga duart. Ky është viti i duhur. Asnjë nuk e priste që Partizani do ishte në vend të parë. Gjërat kanë ecur mirë. Besoj se ky është vit i duhur që ne duhet të dalim kampion.

Laçi kundërshtar i sikletshëm- Memellin nuk e njoh fare si trajner. E njoh si shok ekipi. Ka qenë një nga sulmuesit më të mirë. Laçi ka treguar gjithmonë që është ekip i fortë. Ka mposhtur ekipe pretendente. Kampionatin e vjetshëm e kemi kaluar me shumë vështirësi. Dua të flas për Partizanin aktual. Është shumë më ndryshe. Kemi fituar besimin si ekip. Mund të luajmë pa frikë në çdo qytet. E kemi treguar që i kemi mundur. Shpresoj të bëjmë më të mirën tonë dhe nesër.

Situata me Iulianon- Problemet kishin filluar që në fillim sezoni. U dënua Trashi, u dënova unë për një gjë që ishte komplet pa lidhje. Moxhit nuk i eci fryma që duhet të fuste. Shirtin e dorëzova vet. Mendova se ishte më e mira dhe dikush tjetër do e bënte punën më mirë. Nuk ka qenë viti më i mirë i Partizanit. Ai ka qenë viti më i vështirë në gjithë këto vite që unë kam te Partizani.

Cikli më i mirë dhe trajneri më i mirë- Me Shpëtim Duron kam kaluar shumë mirë. Trajneri duhet të dijë t’i marri lojtari 100%. Trajner bëhet kushdo. Merr 2 letra. Unë mendoj që me Duron kam kaluar shumë mirë. Me Starovën gjithashtu, por edhe me Gegën po kalojmë të njëjtin moment. Ajo duhet, nuk është t’i bëjë unë reklamë. Komunikimi që kanë trajnerët është një nga pikat e forta. Këta kanë pasur mënyrën e komunikimit më të mirë.

Dyshja më e sigurt e mbrojtjes- Në këto vite mendoj që ka qenë Krasniqi-Atanda. Kemi pësuar shumë pak gola. Besoj se dhe kjo dyshe tani, Belica-Atanda janë shumë të mirë. Rrahmani dhe Vrapi më kanë bërë të ndihem shumë mirë, por këto janë dyshet më të mira.

Ofertat nga jashtë- Ka pasur disa oferta. Nga momenti im i mirë, klubi ka kërkuar pak më shumë para. Janë prishur 3 oferta reale për shumë pak gjëra. Nuk ishte e shkruar që unë të ikja jashtë. Mosha sa vjen dhe ikën. Portieri është e vështirë të transferohet jashtë. Mendoj ta mbyll karrierën te Partizani. Këtu në Shqipëri mund të luaj edhe 10 vjet. Them ta mbyll te Partizani karrierën.

Rikuperimi- Nuk është se kam qenë 100%. Është bërë një sakrificë. Kam pasur probleme në ndeshjen me Skënderbeun. Me Krujën kam pasur shumë probleme. Duhet ta kesh mendjen për veç se te loja edhe te gjuri. Duhet kohë që të jem në 100 %.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"