Nga miniera te rënia në pus, ja jeta e Angelit që u pagua… 26 topa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 20:40

Nga miniera te rënia në pus, ja jeta e Angelit që u pagua… 26 topa

Duhet të ketë shkuar pak a shumë kështu: “Sa kërkoni për atë djalin?” “Për kë e ke fjalën, për ‘El Fideon’? Ai është vetëm 6 vjeç”. “Bëni çmimin tuaj”. “Jo, para jo. E bëjmë kështu, ju na jepni 26 topa të rinj dhe jemi dakord me marrëveshjen. Mund ta merrni të hollin”.

4-el-futbol-como-prescripcion-medica

Ishte ky çmimi që klubi i Rozario Sentral pagoi për të blerë që në moshën 6-vjeçare Angel Di Marian nga klubi i vogël i “El Toritos”, skuadër e cila kurrë nuk do takishte imagjinuar se ai djali i vogël dhe i thatë në fizik do të bëhej një prej kampionëve më të famshëm në botë, në gjendje për të veshur bluzat e Benfikës, Realit të Madridit, Mançester Junajtid, PSG-së dhe tashmë të Juventusit. Ah dhe meqë ra fjala, nga ato anë, ato 26 topa skuadra e “El Toritos” po i pret akoma…

Nis kështu historia! Ajo e “El Fideos”, e spagetit të hollë, një pseudonim që i shkonte përshtat si rrjedhojë e fizikut të dobët. Ishte mjeku i familjes ai që i këshilloi prindërve të tij ta “detyronin” të praktikonte sport dhe ata zgjodhën futbollin. Nuk mund të bënin zgjedhje më të mirë! E ëma e shoqëronte çdo ditë me biçikletë në stërvitje dhe pasi u rrit dhe kaloi në skuadrën e të rinjve, ndihmonte të atin që të shpërndante dru e qymyr.

B0FQQl1CYAAflG3

Shpesh shkonte me duar të zeza dhe me ndonjë plagë të vogël në stërvitje. Në vitin 2005, falë edhe besimit të një Don Angel Tulio Zof, që drejtonte skuadrën e një institucioni, ai sfidoi Indipendienten e Serxho “Kun” Agueros. Të kuqtë ishin në avantazh 2-0, por në 20 minuta Di Maria deh mbrojtjen e “Djallit”. Me topin e parë që prek driblon gjysmën e mbrojtjes rivale dhe ngushton avantazhin. Më pas sfida do të barazohet, por pikërisht atë ditë jeta e Angelit mori kthesën e madhe, aq sa në 2007-ën Benfika e pagoi 6 milionë euro kartonin e tij.

JUVENTUS

Një vit më vonë fitonte medaljen e artë në Olimpiadë. 1-0 në finale kundër Nigerisë dhe kush mund ta shënonte tjetër golin? Pikërisht ai, Di Maria! Në vitin 2010 bën hapin gjigant të karrierës, pasi Reali e peshon me miliona (36 të tillë) dhe e bën të vetin, madje me Di Marian që ishte protagonist absolut në fitoren e të dhjetës Champions të historisë. Në 2014-ën i shkon pranë edhe titullit botëror, por Argjentina humb në finale ndaj Gjermanisë. Gjithsesi, edhe kur humbte klasin e tij nuk mund ta fshihte askush, aq sa menjëherë pas Kupës së Botës kalon te Junajtid për 78 milionë euro, por aty nuk gjen asnjëherë atë zjarrin që ai ishte mësuar të kishte.

Hasi vështirësi dhe zgjodhi të largohet pas një viti, ndonëse edhe kur zhgënjeu, PSG-ja gjithsesi e pagoi 63 milionë euro kartonin e tij dhe nuk është shaka… “Nuk do ta harroj kurrë kur më blenë atletet e para të futbollit, – tregon Di Maria. – Do ta mbaj mend përditë atë ndjesi, pasi për mua ato këpucë ishin një ëndërr, një mundësi… Sepse nëse nuk do të kisha luajtur futboll, mendoj se do të kisha vazhduar së punuari në minierë.

JUVENTUS2

Çfarë tjetër mund të bëja? Asgjë, në shkollë isha nul… Madje fati më kishte sprovuar që në moshën 1 vjeç, kur kisha rënë në një pus, ku nëse nuk do të kishte qenë për mamanë time, sot nuk do të ishte përpara jush në këtë intervistë”. Sot e kësaj dite Di Maria është një kampion i afirmuar dhe fiton shumë thasë me para. Por origjina e tij, sakrificat e bëra nga prindrit do të mbeten gjithmonë një kujtim i fortë, i ashpër, gërryes…

“Nuk do ta harroj kurrë minierën ku punonte babai im, por kur e mori vesh se më kërkonte Benfika më tha: ‘Këto janë trena që kalojnë vetëm një herë në jetë, ndaj shih përpara, mos e kthe kokën kur të largohet. Isha shumë i lumtur kur firmosa për Benfikën, madje isha më tepër i lumtur për familjen time. Sepse pas 16 vitesh që kishte kaluar së punuari nën tokë, pas rrogës sime të parë vjetore u ktheva në shtëpi dhe i thashë të dy prindërve: ‘Tani mjaft, ka ardhur ora të merrem unë me ju”, mbyllet historia e fshehtë e Angel Di Marias.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"