Nga mesfusha pa shkatërrues tek alternativat/ Tirana, ja plani B pa Çelhakën në skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2021 | 18:35

Nga mesfusha pa shkatërrues tek alternativat/ Tirana, ja plani B pa Çelhakën në skuadër

Kur duhen edhe tetë ditë nga fillimi i se zonit futbollistik, trajneri Orges Shehi ende nuk e ka zgjidhur problemin e mesfushës. Ose, më saktë, cili nga lojtarët do të zëvendësojë Jurgen Çelhakën në qendër të mesfushës.

celhaka

Janë tri alternativat që mund të zëvendësojnë Jurgenin në mesfushë. E para dhe që është prekur më parë i bie që Tirana të luajë pa një mesfushor qendre. E dyta, të luajë Toli si shkatërrues dhe e treta që Najdovski të spostohet nga mbrojtja në mesfushë. Të gjitha alternativat janë të mundshme, me Shehin që do të zgjedhë më të mirën e mundshme.

TRIADA – Opsioni i parë i Shehit është që Tirana të luajë pa mesfushor shkatërrues siç ka bërë dy miqësoret e fundit, se mesfusha do të jetë me treshen Totre, Limaj dhe Hoti. Sulmi pastaj do të jetë bombë me Xhixhën, Seferin dhe Ngonë të cilët do të garantojnë golat bardheblu. Problemi i vetëm i kësaj skeme është që skuadra është shumë e zbuluar në mesfushë.

TOLI – Opsioni i dytë është Ardit Toli. Futbollisti nuk u lejua të largohej nga bardheblutë për të qenë gati për mesfushën. Sezonin e shkuar ai luajti në pozicionin e Çelhakës dhe Shehi mund ta marrë në konsideratë. Gjithsesi, pikëpyetje ka edhe për këtë opsion. NAJDOVSKI – Opsioni i tretë është Filip Najdovski. Maqedonasi është mesfushor, por te Tirana është aktivizuar gjithmonë si qendërmbrojtës. Sa herë ka luajtur në mesfushë ka marrë kartonë, ndërsa drejtuesit e shohin me skepticizëm këtë opsion.

tirana

KUKA – E sigurt është që do të marrë minuta gjatë sezonit, por te Tirana shohin si zëvendësues klasik Kukën. I riu që firmosi dhjetorin e shkuar mund të jenë zëvendësuesi i Çelhakës, ama në perspektivë. Si fillim i duhen minuta në mesfushë. Gjithsesi, Shehi po kërkon çdo mundësi dhe resurs që ka në ekip.

KËRKIMI – Tiranës, ditë më parë, iu largua Jurgen Çelhaka. Lojtari ka lënë një gropë në mesfushë. Këtë e pranoi edhe vetë Orges Shehi. Kujtojmë që mesfushori i bardhebluve ishte nga vendimtarët në titullin e para dy viteve. Tani, mungesa e tij është problem më vete. Klubi Tirana ka hyrë në kërkim të lojtarëve me tipare si të Çelhakës.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"