Nga Merveil te Muçi e Xhixha, transferimet më të bujshme të Tiranës në dekadën e fundit
Tirana mbahet si një nga skuadrat më të suksesshme të Shqipërisë për sa u përket transferimeve. Në dekadën e fundit bardheblutë kanë qenë skuadra më aktive në merkato. Në total janë nëntë transferime, duke filluar nga Redon Xhixha më i shtrenjti e deri tek Ardit Toli më i liri.
Në total janë 2,870,000 euro që kanë fituar bardheblutë nga nëntë transferime. Një sukses më vete për skuadrën 26 herë kampione. Që pas pandemisë, Tirana ka qenë një nga skuadrat më të mira në merkato. Ka shitur lojtarë pa fund, por këtë vit dështoi në transferimin e lojtarëve. Bardheblutë ishin mësuar të shisnin çdo merkato lojtarë. Tirana në janar 2023 shiti dy lojtarë gjatë merkatos.
Bëhet fjalë për Redon Xhixhën dhe Marsel Ismajlgecin, të cilët u kanë sjellë bardhebluve 700 mijë euro. Këtu nuk llogariten largimet e verës, ku Tirana shiti tre lojtarë, Seferin, Tolin e Totren për shumën 820 mijë euro. Këtë sezon Tirana vetëm nga shitja e lojtarëve ka grumbulluar mbi 1.5 milionë euro.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"