Nga merkato te trajneri, ja cilat janë pikat e krizës së Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 19:58

Nga merkato te trajneri, ja cilat janë pikat e krizës së Tiranës

Trajneri nuk po menaxhon dot situatën tekniko-taktike, pasi në asnjë ndeshje nuk ka gjetur dot çelësin e suksesit apo zgjidhjet e mundshme.

-Merkatoja është e pafrytshme deri tani, duke treguar se është gabuar në afrimin e lojtarëve. Kjo ndoshta edhe për moskoordinim të klubit me trajnerin.

Tirana

-Trajneri ka probleme me disa nga lojtarët, sidomos shqiptarë, duke i sulmuar në çdo moment e duke përkëdhelur të tjerë. Senatorët janë nën shënjestër. E kundërta duhet të ndodhte me Ze Marian, që të mbante ekipin e bashkuar.

-Ze Maria është i paqartë edhe në deklarata, pasi kërkon të justifikohet, por del blof me deklaratat e tij, që ndryshojnë ditë pas dite.

-Trajneri dhe klubi nuk kanë një ide të qartë sesi do të dalin nga kjo situatë, kur nuk ka kohë. -Situata financiare është një problem tjetër i Tiranës, që ka ndikuar indirekt te rezultatet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"