Nga mbrojtja te sulmi, në Peqin duan “kokën” e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 10:10

Nga mbrojtja te sulmi, në Peqin duan “kokën” e Tiranës

Në kampin peqinas, e gjithë vëmendja është përqendruar te ndeshja me Tiranën, e cila pritet që të jetë edhe kryefjala e grupit të jugut. Të gjithë futbollistët kanë marrë udhëzimet e duhura nga trajneri Sokol Branica, në mënyrë që kundërshtari të vlerësohet për atë që ka treguar këto tri javë të para dhe jo duke u nisur nga emri që ai ka në historinë e futbollit shqiptar.

Shkumbini

Kapiteni Klemend Xhyra shpreh bindjen se ata mund të “thyejnë” bardheblutë, ndërsa kërkon që mbështetja e tifozëve të jetë sa më e madhe: “Jemi të motivuar në maksimum për të treguar forcën tonë përballë një skuadre si Tirana, e cila kryeson grupin.

Vetë tradita që kemi krijuar në fushën tonë, na ‘detyron’ që të kërkojmë vetëm fitoren, pavarësisht se kë kemi përballë. Duam që t’i shkaktojmë Tiranës humbjen e parë në kampionat, në mënyrë që të kënaqim edhe sportdashësit tanë. Pauza e kampionatit na ka ndihmuar ndjeshëm për të ndrequr edhe gabimet e hasura në startin e këtij sezoni dhe mendoj se jemi më shumë se gati për këtë 90-minutësh.

Lojtaret e Shkumbinit

Duhet të luftojmë për çdo top dhe, mbi të gjitha, të mos dorëzohemi deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit”, u shpreh për “Panorama Sport” kapiteni i bardhekaltërve. Stafi teknik ka vijuar edhe dje përgatitjet, ndërsa ka “vulosur” edhe formacionin me të cilin do të sfidojë Tiranën. Vetëm një mungesë do të ketë nesër, ndërsa do të bëjnë llogaritë pa sulmuesin Hasani, të pezulluar nga Disiplina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"