Nga mbrojtja në sulm/ Tirana, siklete luksi përpara derbit ndaj Partizanit (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 14:20

Nga mbrojtja në sulm/ Tirana, siklete luksi përpara derbit ndaj Partizanit (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Tiranës i nisin problemet për mirë. Në prag të sfidës me Partizanin, trajneri Orges Shehi duhet të marrë vendime të mëdha. Cilin do të lërë në fushën e lojës.

TIRANA 1

Me plotësimin e grupit dhe kthimin e Najdovskit e Toshevskit, Shehi duhet të sakrifikojë.

Duke filluar nga mbrojtja deri në sulm.

Në mbrojtje, Përgjoni është në pikëpyetje për të luajtur, ashtu si edhe Behiratçe, që mund të humbasë pozicionin dhe në vend të tij të luajë Bruno Lulaj.

Në mesfushë Limaj, Kallaku, Deliu dhe Aleksi luajnë për tri vende në derbi.

Sulmi me shumë mundësi do të jetë me Patrik, Xhixhën dhe Hasanin, por nëse mesfusha nuk ndryshon dhe luajnë katër lojtarët, atëherë braziliani Patrik mund të qëndrojë në stol. Thënë shkurt, Shehi ka një problem të madh.

Cili do të luajë në derbi, sepse në analizën e mësipërme mungojnë edhe emra si Berisha, Hila apo të tjerë, të cilët janë gati për të marrë minuta apo një fanellë titullari në ndeshjen më të rëndësishme derbi, atë me Partizanin.

GJENDJA – Për sa i përket pjesës tjetër të ekipit, gjithçka ka qenë në rregull, ndërsa Shehi kërkon nga skuadra përqendrim.

Tirana pritet të jetë e plotë në këtë derbi të parë sezonal. Bardheblutë, me në krye Shehin, kanë një rekord pozitiv në derbi.

Prej pesë ndeshjesh nuk njohin humbje dhe nuk munden prej një sfide në kampionatin e para dy viteve.

Trajneri i Tiranës shpreson që me të kuqtë të ketë skuadrën të plotë dhe të luajë me gjithë më të mirët. Tirana në këto pesë javë të para ka grumbulluar tetë pikë, duke pasur dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Prova e vërtetë e skuadrës së Shehit është Partizani. Nëse fitojnë me të kuqtë, ata janë pretendentë për titullin kampion.

KUPA – Tirana do të luajë në Kupë me Veleçikun. Bardheblutë pritet të marrin me vete gjithë grupin për sfidën me skuadrën nga periferia e Shkodrës, ndonëse pritet të luajë ekipi i dytë. Edhe pse Orges Shehi ka punuar këto ditë, organikën nuk e ka pasur të plotë.

TIR (1)

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"