Nga mbijetesa te 21 golat e pësuar, Kaloshi vendos “kusht”: Qëndroj nëse ka ndryshime! Lashë Superligën e Kosovës për të ngjitur Lushnjën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2022 | 21:50

Nga mbijetesa te 21 golat e pësuar, Kaloshi vendos “kusht”: Qëndroj nëse ka ndryshime! Lashë Superligën e Kosovës për të ngjitur Lushnjën…

Lushnja rinis stër vitjen, për ta… mby llur. Skuadra është grumbulluar dje në mesditë në stadiumin “Roza Haxhiu”, për të zhvilluar seancën e fundit për vitin 2022. Ishte Blerim Hasalla që e drejtoi stërvitjen dhe më pas futbollistët janë përshëndetur për t’u takuar në janar.

KALOSHI

Ndoshta një pjesë mund të mos kthehen dhe ka shumë të ngjarë që në “timon” të vijë një tjetër trajner, i katërti në radhë për këtë edicion.

Për t’i bërë “skanerin” 12 javëve të zhvilluara deri më tani, mendon Mikel Kaloshi. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, portieri 29- vjeçar flet hapur për shumëçka, nga 21 golat e pësuar, objektivat dhe të ardhmen e tij.

12 pikë në po kaq javë. Si ishte kjo fazë e parë për Lushnjën?

Një fazë e parë jo e mirë. Ka ndikuar shumë organika e ekipit, e cila ndryshoi shumë në merkato. Kemi pasur edhe probleme gjatë rrugës.

Çfarë problemesh?

Po, ja: dëmtimet. Numri i lojtarëve të dëmtuar gjatë gjithë sezonit nuk ka qenë i vogël.

Nuk keni munguar asnjë minutë këtë sezon (1080 minuta në total), por janë edhe 21 gola të pësuar…

Kam pësuar 21 gola dhe nuk jam aspak i kënaqur. Por kur ekipi humb besimin dhe në çdo ndeshje merr rezultat negative, ndikon edhe te pësimi i golave.

A do të ishte “shpëtim” ndërhyrja në merkato?

Çdo ekip që ka rezultate negative, ka nevojë për përforcime. Ekipi ynë ka nevojë për ndërhyrje thuajse në çdo repart. E megjithatë shikoj që më shumë nevojë kanë mbrojtja dhe mesfusha. Në këto dy reparte kemi pasur mangësi në këtë fazë të parë.

Si ishte ky vit në total në planin personal?

Erdha në janar të 2022- shit, pas një shkëputjeje prej një dekade. Viti 2022 ka qenë i mirë në total. Kam luajtur 29 ndeshje zyrtare, 28 të plota dhe 1 të pjesshme. Unë lashë Superligën e Kosovës për Lushnjën, pasi kam një synim që ta çoj Lushnjën atje ku i takon. E dua ekipin tim në elitë. Para se të fillonte kampionati kisha shumë oferta dhe e njëjta gjë po ndodh edhe tani…

Mund të largoheni?

Kam marrë oferta nga disa klube të Kategorisë së Parë, Superiores, por edhe nga Kosova. Nëse Lushnja bën ndryshime dhe në janar bën një ekip të mirë për të vazhduar kampionatin denjësisht, kam dëshirë të vazhdoj këtu. Nëse ndodh e kundërta, do të shfrytëzoj ofertat dhe do të vendos më të mirën për të ardhmen time.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"