Nga Mbape te Amrabat/ Botërori i Katarit, ja lojtarët që kanë rritur më shumë vlerën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2022 | 17:35

Nga Mbape te Amrabat/ Botërori i Katarit, ja lojtarët që kanë rritur më shumë vlerën

Të shumtë ishin lojtarët që surprizuan në Botëror, përveç atyre qëkonfirmuan vlerën e tyre dhe sigurisht që në fund të kompeticionit bëhet edhe një bilanc i vlerave të kartonëve të lojtarëve. Padyshim Mbape ishte ndër ata që ka bërë rritje dhe sipas “Transfermarkt”, është tashmë më i shtrenjti, duke lënë pas Halandin.

BOTERORI KATAR 2022

1- KILIË MBAPE (FRANCË) +20 MILIONË EURO

Përveç “Këpucës së Artë” të Botërorit dhe rolit thelbësor që patinë finale përballë Argjentinës, sulmuesi 24-vjeçar e ka rritur vlerëne tij aq sa për tu bërë lojtari më i shtrenjtë i planetit. Tashmëkartoni i tij shkon në 180 milionë euro, duke lënë pas Erling Halandin, që vlerësohet me 170 milionë euro.

2- ENZO FERNANDEZ (ARGJENTINË):+20 MILIONË EURO

Lojtari më i ri më i mirë i Botërorit e nisi kompeticonin si rezervë,por rezultoi të ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të bardhekaltërve në rrugën drejt triumfit. Mesfushori e rriti kështu vlerëne tij duke u katapultuar nga 30 milionë euro në 55 të tilla, duke ebërë Benfikën të fërkojë duart. Portugezët kanë marrë ofertat epara, por kërkojnë 100 milionë euro për një nga ata që parashikohet të jetë lojtarët e së ardhmes.

3- JULIAN ALVAREZ (ARGJENTINË): +18 MILIONË EURO

Me katër gola në Katar dhe duke qenë një nga figurat më tërëndësishme të “Skalonetas” sulmuesi i Mançester Sitit e ka dërguar në 50 milionë euro vlerën e tij ende në moshën 22-vjeçareduke paralajmëruar Guardiolën se nuk ka për ta pranuar për shumëgjatë stolin.

4- JOSKO GVARDIOL (KROACI): +15 MILIONË EURO

Maska e tij ishte simbol i paraqitjes në Botëror të Kroacisë. Iudesh të markonte Mesin në gjysmëfinale dhe ishte një detyrë evështirë, por paraqitjet e deriatëhershme të mbrojtësit të Lajpcigut,që është vetëm 20 vjeç e bënë që të vlerësohet aktualisht me 75milionë euro.

5- KODI GAKPO (HOLANDË): +15 MILIONË EURO

Në moshën 23-vjeçare sulmuesi holandez i PSV-së ishte surpriza e”Tulipanëve”. Ndër më të mirët e të tijve , tashmë arma vdekjeprurëse e Van Galit vlerësohet me 60 milionë euro.

6- SOFIAN AMRABAT (MAROK) +15 MILIONË EURO

Mesfushori qendror 26-vjeçar luan për Fiorentinën dhe ishte njënga lojtarët më të mirë në Marok dhe në Kupën e Botës. Tani,çmimi i tij është 25 milionë euro.

7- AZEDINE UNAHI (MAROK): +11.5 MILIONË EURO

Mesfushori i Onzher nga Liga 1 e Francës është vetëm 22 vjeç dheishte një nga surprizat e shumta që bëri Maroku, një vend që fitoivendin e katërt historik në Katar 2022. Pas Botërorit, vlera e tijarriti në 15 milionë euro.

8- XHUD BELINGAM (ANGLI): +10 MILIONË EURO

Mesfushori i Borusia Dortmundit, i cili është një nga objektivat eReal Madridit, ishte një nga figurat e Kupës së Botës vetëm nëmoshën 19-vjeçare. Çmimi i tij, gjithmonë sipas “Transfermarkt”,është 110 milionë euro.

9- BUKAJO SAKA (ANGLI): +10 MILIONË EURO

Mesfushori sulmues 21-vjeçar i Arsenalit arriti në çerekfinale, kukombëtarja e tij u eliminua nga Franca. Çmimi i tij u rrit 10 milionë, pra arriti në 100 milionë euro.

10- ORELJË TÇUAMENI (FRANCË): +10 MILIONË EURO

Mesfushori 22-vjeçar i Real Madridit, i cili humbi një nga penalltitënë finale, e rriti vlerën e tij në 90 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"