Nga Mançester Junajtid te Siti, Runi i habit të gjithë me vendimin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 21:28

Nga Mançester Junajtid te Siti, Runi i habit të gjithë me vendimin e fundit

Uejn Runi njihet si një nga legjendat e Mançester Junajtid, për shkak të kontributit që ai ka dhënë për këtë ekip.kai-rooney_p8kzvy1co7pk1o19su1tmsyhf

Sulmuesi luajti për “Djajtë e Kuq” për plot 13 vite, duke arritur shumë suksese dhe duke u bërë një nga idhujt e tifozëve. 34-vjeçari do të mbahet mend gjatë nga tifozët, sidomos për atë gol të shënuar kundër rivalëve të Sitit me rrofeshatë, në vitin 2011.

Megjithatë tashmë, Runin mund ta shohim pikërisht te Siti, jo vetë futbollistin, por djalin e tij. Kai Runi është 9-vjeç dhe babai i tij ka vendosur ta fusë atë në akademinë e rivalëve të Junajtid.

Drejtuesit e Sitit po investojnë shumë në akademinë e tyre, dhe për këtë arsye, sipas mediave britanike, Runi po mendon ta fusë fëmijën e tij aty, duke ditur që nga dhjetori sulmuesi anglez do të rikthehet në vendin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"