Nga luftëtari Tabarez, te japonezët pastërtorë, 10 heronjtë dhe humbësit e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 21:34

Nga luftëtari Tabarez, te japonezët pastërtorë, 10 heronjtë dhe humbësit e Botërorit

N ë fund të Kupës së Botës, shumë nga protagonistët e zakonshëm tërhoqën çmimet personale. Luka Modriç fitoi “Topin e Artë” të turneut, Herri Kejn “Këpucën e Artë” e kështu me radhë. Por ekziston edhe një listë me 10 heronjtë alternativë të këtij Botërori. Dhe në këtë listë janë përfshirë si të mirët ashtu edhe të këqijtë.

Dhe anglezëve, më shumë në sy u ka rënë pastërtia e japonezëve. Tifozët pastronin çdo ndenjëse të tyre në stadium pas ndeshjeve të “Samurajve”, ndërsa skuadra gjeti përqendrimin dhe kohën për të pastruar stadiumin e Rostovit pas eliminimit dramatik nga Belgjika 3-2 në shtesë (kryesonin 2-0). Madje, mbi tavolinë u lanë rusëve edhe një letër ku shkruanin “Spasivo”, por me alfabet cirilik, (Faleminderit në rusisht).

Japonia

Tifozët japonezë pastruan stadiumin pas çdo ndeshjeje

 

Ndonjëherë është e vështirë të menaxhosh emrat e mëdhenj në fushë. Shumë nga yjet kanë një tjetër reputacion dhe Nejmar është pa dyshim një ndër ta. Gjatë Brazil-Kosta Rika, e fiksuar me rezultatin 0-0, lojtarët e Tites po humbnin durimin dhe po ankoheshin gjithnjë e më shumë tek arbitri Bjorn Kaipers për ndërhyrjet e kundërshtarëve. Holandezi në një moment iu afrua Nejmarit dhe i bëri me shenjë se po fliste shumë, madje edhe duke e shtyrë.

Arbitri Kaipers i bën me shenjë Nejmarit se po flet shumë

Arbitri Kaipers i bën me shenjë Nejmarit se po flet shumë

 

Kushedi sa i penduar duhet të jetë ndjerë Nikola Kaliniç, kur shikonte shokët e tij kampionë bote të priteshin në atë mënyrë në Kroaci. Por egoja e tij e sëmurë për të mos pranuar të ishte një zëvendësues në ndeshjen e parë kundër Nigerisë, i kushtoi shumë sulmuesit të Milanit. Daliç i rezervoi avionin e parë drejt Zagrebit.

Egoja e Kaliniçit e dërgoi në shtëpi pas ndeshjes së parë së Kroacisë

Egoja e Kaliniçit e dërgoi në shtëpi pas ndeshjes së parë së Kroacisë

 

E si mund të qëndrojë jashtë kësaj liste ai, Oskar Tabarez, i cili e fitoi Botërorin e tij vetëm me pjesëmarrjen.

Tabarezin nuk e mposhti as sëmundja

Tabarezin nuk e mposhti as sëmundja

 

Pavarësisht sindromës “Guillain-Barre”, që e ka lënë në një karrige me rrota, trajneri 71-vjeçar i Uruguait gjeti forcën për ta braktisur atë dhe me ndihmën e një paterice udhëhoqi të kaltrit deri në çerekfinalet e Botërorit.

Heronjtë e Kroacisë përshëndestin tifozët

Heronjtë e Kroacisë përshëndestin tifozët 

 

Ian Rajt dhe Roi Kin, opinionistët britanikë debatuan dhe qeshën gjatë komentit

Ian Rajt dhe Roi Kin, opinionistët britanikë debatuan dhe qeshën gjatë komentit 

 

 

Një trajner që kishte drejtuar vetëm klube të panjohura, e dërgoi Kroacinë një hap larg triumfit

Një trajner që kishte drejtuar vetëm klube të panjohura, e dërgoi Kroacinë një hap larg triumfit 

 

Pasioni i Maradonës pas golit të parë të Mesit ndaj Nigerisë

Pasioni i Maradonës pas golit të parë të Mesit ndaj Nigerisë

 

El Hadari i Egjiptit u bë portieri më i vjetër që luan në Kupën e Botës

El Hadari i Egjiptit u bë portieri më i vjetër që luan në Kupën e Botës  

 

Senegalezi Idriza Gueje e shikon golin e Jerri Minës si spektator me duart në mes

Senegalezi Idriza Gueje e shikon golin e Jerri Minës si spektator me duart në mes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"