Nga lufta për mbijetesë te elita e futbollit anglez, rrëfimi special i Nunjez: Babai punonte në ndërtim, mamaja mblidhte shishe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 20:59

Nga lufta për mbijetesë te elita e futbollit anglez, rrëfimi special i Nunjez: Babai punonte në ndërtim, mamaja mblidhte shishe…

Darvin Nunjez u zyrtarizua pak ditë më parë si blerja më e re e Liverpulit, me “The Reds” që e transferuan në Angli me anë të një marrëveshje nga e cila Benfikës i shkuan 75 milionë si dhe do të përfitojë 25 të tjera në formë bonusi prej paraqitjeve të lojtarit.

nunjez

Këto shifra dikur dukeshin të pabesueshme për Nunjez i cili në një intervistë për mediat angleze pas prezantimit te Liverpuli ka folur lidhur me vështirësitë e kaluara gjatë fëmijërisë ku ka theksuar vështirësitë e prindërve për t’i siguruar mbijetesën.

“Nuk do ta harroj kurrë nga vij, jam pjesë e një familjeje të përulur dhe punëtore. Babai im punonte si punëtor në një kantier ndërtimi për tetë ose nëntë orë çdo ditë. Ai kur binin në zbritje këpucët e futbollit, përpiqej të gjente para për të mi blerë ato.

Mamaja ime ishte shtëpiake. Por ajo ecte nëpër rrugët e qytetit duke mbledhur shishe bosh për t’i shitur në dyqane. Ne kishim një shtëpi në Artigas, por ajo nuk ishte kurrë në gjendje të mirë për shkak të dëmeve nga përmbytjet.

Mendimi im i parë kur fillova të luaja futboll ishte të blija një shtëpi për prindërit e mi dhe të hapja një biznes për ata. Ky ishte qëllimi im. Kam vazhduar të punoj shumë për të kënaqur mamin dhe babin, sepse ata bënë gjithçka për mua. Është sikur po u kthej atyre diçka për të gjithë dashurinë që më dhanë.

Dashuria e babait është unike, ai më tregoi se jo gjithçka në jetë është materiale. Po, shpesh shkoja në shtat me barkun bosh. Por i vetmi person në shtëpi që shkonte me barkun më të zbrazët ishte mamaja ime. Një nënë bën gjithçka për fëmijët e saj. Mamaja ime shpesh shkonte të flinte natën pa ngrënë asgjë, sepse donte të ushqente të tjerët.”, u shpreh Nunjez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"