Nga lufta në kombëtare, rrëfimi ndryshe i Egli Kajës: Shpresoj që të debutoj përpara prindërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 14:30

Nga lufta në kombëtare, rrëfimi ndryshe i Egli Kajës: Shpresoj që të debutoj përpara prindërve

Egli Kaja është nga prurjet e reja të Kristian Panuçit. Futbollisti 21-vjeçar i Livingston duket se ka prekur ëndrrën e tij. Ai është rrëfyer në një intervistë për “Deadlinews.com.uk” për sa i përket shumë temave, duke filluar nga lufta në Kosovë e deri në ditët e sotme ku djaloshi nga Ferizaj vesh ngjryat kuqezi.

kaja

“Isha ende fëmijë kur ishim në Kosovë dhe nuk e ndjeva atë që po ndodhte në atë kohë. Prindërve të mi u është dashur shumë kurajo dhe vendosmëri kur vendosën të emigronin në Britaninë e Madhe. Ata dëshironin një jetë të re për mua dhe motrën, ndaj dhe vendimin e morën për ne. Do ju jem mirënjohës për gjithçka qe kanë dhënë për mua”, shprehet fillmisht Kaja.

Futbolli

Familja Kaja u vendos në Middlesbrough, përpara se të shkonte në Londër, kur Egli ishte 10 vjeç
“Prindërit e mi bënë gjithçka që të më ndihmonin me futbollin, duke më dërguar në stërvitje mes shiut dhe borës. Kanë qenë kohra të bukura, ndonëse nuk e mendon se një ditë do të kesh mundësinë të luash futboll ndërkombëtar. Prindërit e mi kanë angazhime pune dhe unë u thashë se do të paguar që të vijnë të shikojnë. Ata do të fluturojnë të premten drejt Shqipërisë për të ndjekur takimet me Skocinë dhe Uellsin. Shpresoj që të debutoj përpara tyre. E di se sa krenarë do t’i bëj.”. shton 21-vjeçari.

Kombëtarja

“Është ekperiencë e shkëlyer të punosh me djem që luajnë në klube të mëdha Europiane si Napoli dhe Bazeli. Do të ishe i çmendur mos të mësoje nga këta djem. Hysaj është një frymëzim për mua në lidhje me atë që arrihet nëse beson në vetvete, punon shumë, por ke edhe pak fat.”

Panuçi

“Pritshmëritë e Panuçit janë të mëdha dhe kërkon shumë nga grupi. Ai ka luajtur për klube të mëdha në botë dhe ka ngritur trofe. Ka qenë i rrethuar nga lojtarët më të mirë, është një fitimtar. Përjetuam një zhgënjim muajin e shkuar . dominuam me Izraelin por u dhuruam 2 gola.” përfundoi rrëfimin e tij Kaja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"