Nga lufta me tumorin në fushën e blertë/ Kthimi i furishëm i Halerit, sulmuesi i Dortmundit shënon “hat-trick” për tetë minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2023 | 22:58

Nga lufta me tumorin në fushën e blertë/ Kthimi i furishëm i Halerit, sulmuesi i Dortmundit shënon “hat-trick” për tetë minuta

Një histori frymëzimi për të gjithë! Sulmuesi Sebastian Haler po kthehet fuqishëm pas telasheve shëndetësore teksa ditën e sotme shënoi “hat-trick” në miqësoren që Borussia Dortmundi  zhvilloi ndaj Bazelit dhe përfundoi me rezultatin 6-0.

HALER5

Haler u hodh në fushë në minutën e 61-të, në këtë miqësore, duke zënë vendin e Moukoko, ndërkohë që arriti të shënonte plot 3 herë në minutat 81’, 86 dhe 88, duke dhënë një mesazh të qartë se vuajtjet i ka lënë pas dhe është rikthyer më i fortë se kurrë.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë iu bashkua Dortmundit verën e kaluar nga Ajaksi. Pasi nisi stërvitjet me Dortmundin u kuptua se kishte tumor dhe iu nënshtrua dy operimeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"