Nga lotët tek grushtet, historia e “klasikes” shqiptare në 8 muaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2017 | 20:38

Nga lotët tek grushtet, historia e “klasikes” shqiptare në 8 muaj

Lot dhe grushte, është kjo historia e “klasikes” shqiptare në 8 muaj. Nëse në muajin maj bardheblutë përjetuan dramën më të madhe në histori duke rënë nga kategoria pas atij barazimi pa gola në “Loro Boriçi”, dje u kthyen reston shkodranëve, duke i eliminuar nga Kupa e Shqipërisë që në turin e dytë.

Tirana-vLLAZNIA

Por “hakmarrja” e Tiranës nuk kaloi aq paqësisht. Vllaznia, edhe pse fitoi, nuk arriti dot që të shënonte golin e dytë dhe rrjedhimisht të çonte ndeshjen në shtesë. Nervat që nisën mes lojtarëve në fushë u përçuan edhe te policët vendës, të cilët nuk kursyen as shkopinjtë e gomës ndaj futbollistëve. Nëse në fundin e sezonit të kaluar shkodranët ngushëllonin bardheblutë për rënien, dje pati edhe përleshje.

Tirana vendi i krimit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"