Nga Loris te Pike, ja 9 djemtë që e nisën futbollin të pasur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 21:59

Nga Loris te Pike, ja 9 djemtë që e nisën futbollin të pasur

Futbolli është plot me tregime të të varfërve që bëhen të pasur. Kristiano Ronaldo dhe Uejn Runi janë vetëm dy nga emrat për t’i ilustruar.

Andrea-Pirlo

Por, po të gërmosh pak më thellë, do të gjesh disa përralla të të pasurve që futbolli i ka pasuruar akoma më shumë. Ka edhe nga ata si Tomas Gravesen apo Ramon Vega që pasurinë e ka vendosur pasi kanë varur këpucët në gozhdë. Por në këtë klasifikim të përpiluar nga “Mirror” zënë vend futbollistë që kanë debutuar në këtë sport dhe rrjedhin nga familje të privilegjuara.

Hygo Loris – Nuk mund të ketë shumë futbollistë që e kanë trashëguar emrin e nga liderët e lëvizjes romantike në letërsi, apo jo? Por kapiteni i Totenhemit dhe Francës, Hygo Loris, u quajt kështu pasi familja u frymëzua pikërisht nga Viktor Hygo.

hugo-loris

Babai i tij, Lyk, ishte një bankier investimesh, ndërsa nëna, Marie, një avokate e suksesshme. Si një fëmijë i një familjeje të shtresës së lartë, Hygo e nisi duke luajtur tenis, për të kaluar më pas te futbolli.

Patrik Bemford – Ish-talenti i Çelsit, i cili sot luan për Lidsin, është një kushëri i largët i Xhozef Bemford, themeluesit të kompanisë së industrisë së rëndë britanike “JCB”.

wds6

Ai mori arsim privat dhe luante violinë. Të gjitha notat e tij në shkollë ishin të shkëlqyera dhe ai pati edhe shansin për të shkuar dhe studiuar në Universitetin e Harvardit në SHBA.

Mario Gëce – Babai i Marios, Jyrgen, është profesor. Sot ai punon në Universitetin e Teknologjisë në Dortmund, por në vitet 1990 kishte një pozicion në rolin e kërkuesit Kësaj liste duhet t’i shtojmë edhe Kakanë, ish-yllin brazilian të Milanit. Ai shijoi një jetë borgjeze në Sao Paulo siguruar nga babai inxhinier dhe nëna profesoreshë.

gece

Po Johanes “Jan” Venegor of Heselink, ishfutbollisti holandez i Tuente, PSV, Sëlltik dhe Hall iu kujtohet? Ai rrjedh nga një familje aristokrate që në shekullin XVII vendosi të bashkohej me një martesë (Venegorët dhe Heselinkët) për të siguruar një status social më prestigjioz dhe nisur një bashkëjetesë me dy mbiemra. Aristokrati Heselink dhe Kaka në departamentin e shkencave kompjuterike në universitetin prestigjioz të SHBA-së, Jell. Askush nuk ka dyshim te talenti gjerman, por në Gjermani është folur shumë se ishin paratë e të atit ato që influencuan progresin e 26-vjeçarit te Dortmundi.

Andrea Pirlo – Një model i vërtetë klasi, Pirlo nuk flet kurrë për paratë, por ai është mësuar të ketë shumë nëpër duar. Babai i legjendës italiane themeloi një kompani çeliku në Breshia në vitin 1982. Pirlo, i cili i dha fund futbollit vitin e shkuar, zotëron një pjesë të aksioneve të biznesit familjar, por është edhe një specialist i verës dhe zotëron një vresht në veri të Italisë, pranë vendit ku u rrit.

pirlo

Xhanluka Viali – E dini se cilët jetojnë në kështjella me 60 dhoma? Aristokratët dhe njerëzit e pasur pa dyshim. Në këtë rast, ky fat i ka takuar ishsulmuesit të Sampdorias, Juventusit dhe Çelsit, Xhanluka Vialit. Legjenda e Italisë është djali i një milioneri të vetëbërë dhe është rritur së bashku me 4 vëllezërit dhe motrat e tij në kështjellën gjigante dhe luksoze të Belxhoiozos në Kremona. Ai ende shkon atje me pushime herë pas here.

Viali

Uill Hjuxhs – Çfarë kanë Uill Hjuxhs, Xheremi Klarkson, Rold Dahl dhe Bazël Retbon të përbashkët? Ata kanë ndjekur shkollën luksoze “Repton” në Derbishajër. Nuk jemi shumë të sigurt se çfarë ka sjellë ajo në edukimin e mesfushorit të Uotfordit, por 23-vjeçari nuk është mësuar të jetë i varfër.

PA-337947241

Robin Van Persi – I biri i dy artistëve, Van Persi thotë se ai është rritur i lirë. Babai i tij, Bob, ishte një skulptor i suksesshëm, ndërsa nëna e tij, Jose Ras, është një piktore dhe dizenjatore bizhuterish.

Van Persi

Sulmuesi holandez u rrit nga babai i tij pasi prindërit u divorcuan. Duke luajtur për Arsenalin dhe Junajtid, ai bëri një tjetër lloj arti.

Oliver Birhof – Teksa rritej, Birhofi nuk kishte shumë mungesa, falë babait të tij manjat. Por.Dr. Rolf Birhof, një shef kompanie energjetike, meriton vlerësim për rrënjosjen e etikës së punës tek ishsulmuesi gjerman, i cili shijoi një karrierë të jashtëzakonshme, përfshirë klubin e Milanit.

MV5BZTc5YWJiNGEtMmZhMS00OWI1LWIzNjktOGUxOWM2MjU1ZmQyXkEyXkFqcGdeQXVyMjUyNDk2ODc@._V1_

Historia është kjo: Dr. Birhof ishte i shqetësuar sepse i biri kthehej nga stërvitja me rrobat pa asnjë njollë. Por ai ujiste kopshtin e tij, përpara se ta nxiste të birin që të stërvitej për goditjet me kokë derisa toka të kthehej në akull.

Gerard Pike – Sikur të mos t’i mjaftonte që luan në një prej klubeve më elitare të botës, mbrojtësi i Barçës është gjithashtu themelues i “Kosmos”, një kompani sportive dhe investimi mediatik.

pike

Por bashkëshorti i Shakirës ka lindur në një familje të pasur në Katalunjë. Babai i tij, Joan, është një avokat dhe biznesmen i suksesshëm, ndërsa nëna, Montserrar, është drejtoresha e spitalit të Barcelonës. Gjyshi i tij, Amador Bernabeu, është një ish-drejtor në “Camp Nou”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"