Nga Loret Sadiku te çështja “Mavraj”, Panuçi: Kemi një ekip të shurdhër, në Kombëtare do vija me motor uji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 23:40

Nga Loret Sadiku te çështja “Mavraj”, Panuçi: Kemi një ekip të shurdhër, në Kombëtare do vija me motor uji

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi doli në konferencën për shtyp, ku foli për 2 sfidat e muajit nëntor ndaj Skocisë dhe Uellsit. Italiani ka hedhur dirtë mbi problematikat që e shqetësojnë atë në ekipin Kombëtar. Sipas Panuçit, ekipi duket i shurdhër dhe lojtarët duhe të flasin më shumë në fushë.

asaa

Trajneri foli gjithashtu edhe për golat e Grezdës dhe Kaçes  në kamiponat si dhe për rrefizimin e ftesës nga Loret Sadiku. Nuk kanë munguar as batuata në këto konferencë për shtyp, që mesa duke Panuçi kujdeset që të jenë gjithmonë të pranishme.

Iu gëzon fakti që Grezda dhe Kaçe kanë gjetur rrjetat, teksa disa nga lojtarët e tjerë kanë bërë paraqitje pozitive?

Padyshim që jam i kënaqur. Të 2 futbollistët kanë gjetur motivimin për 2 ndeshjet e ardhshme. Grezda është më mirë tani se 1 muaj më parë. Jam i lumtur që tani do të vijnë në kombëtare me entuziazmin e golave.

Refuzimi i Lorent Sadikut?

Unë e kisha thirrur si pjesa e ekipit Kombëtar. Më ka dërguar mesazh dhe më ka shpjeguar që nuk ndihet në 100% e formës së tij. I kam thënë që nëse nuk ndihej në formë më mirë mos vinte. Do jetë në plane në të ardhmen. Më pas ftova Kaçen pasi edhe Ylber Ramadani kishte dëmtim.

Përballja ndaj Skocisë?

E merituam humbjen në ndeshjen e mirë. Nuk luajtëm mirë. Vuajtëm agresivitetin. Në shtëpi do jetë ndryshe. Me Izraelin nuk morëm rezultatin që meritonim. Kemi pësuar 3 gola nga goditje standarte. Kanë qenë gabime fëmijërorë. Më duket sikur po merrem me një skuadër të shurdhë. Ne kemi skuadër memecësh që nuk flasin. Unë duhet të rri të them kujdet këtu, kujdes atje. Këtë javë të qeshin më pak e të flasin më shumë.

Rëndësia e ndeshjes me Skocinë?

Është shumë e rëndësishme për ne, për shkak të formulës së grupeve. Është shumë e rëndësishme që të shënojmë gol. Të vazhdojmë nivelin e lojës së nisëm me Izraelin. Kemi luajtur më mirë edhe se me fitoren ndaj Turqisë. Duhet të jemi më të egër dhe oportunistë në fushë. Nuk duhet t’i shpërdorojmë rastet që na krijohen.

Panuci4445

E kemi luksin që Kaçe të mos jetë në listën e 26 futbollistëve?

Duke ndjekur minutazhin e lojës për çdo lojtar, kam konstatuar që Kaçe nuk është aktivizuar rregullisht. Në pjesën e ndeshjeve ku është aktivizuar si titullar, është zëvendësuar. Më parë ka qenë me Italinë ndaj e thirra. Nuk lë në shtëpi se njëri është më mirë apo më i keq i thërrasim të gjithë. Edhe Kajën nuk e kam aktivizuar pasi nuk luan me ekipin e tij. Në momentin që bëj listën shikoj se sa minuta kanë luajtur të gjithë lojtarët.

Sa e rëndësishme është për të ardhmen sfida ndaj Skocisë?

E rëndësishme është që ta fitojmë ndeshjen. Komunikoj me presidentin në mënyrë të qetë. Në qoftë se humbim bëhet e vështirë për të gjithë. Fitoren si Skocisë ashtu edhe Izraelit ua kemi dhuruar ne, nuk e kanë marrë të tjerët.

Miqësorja ndaj Uellsit?

Luajtëm ndaj Kosovës dhe Ukrainës ku mungonin 12 lojtarët. Ngadalë ngaldalë po rikuperohen edhe lojtarët e dëmtuar. Kemi Sadikun, Roshin që pretendojmë ti rikuperojmë. E quaj të padrejtë që të kërkohet fajtori te unë duke ditur që në miqësore kemi pasur shumë mungesa. Kemi kapur një standart në ndeshjen me Izraelin. Duhet ta vazhdojmë këtë standard.

Duhet më shumë punë nga ana tenkino-taktike, apo duhet më shumë punë nga ana e motivimit?

Padyshim që unë flas gjatë gjithë kohës me lojtarët. Do vazhdoj të flas. Është e rëndësishme të dalim nga ky grup me 6 pikë. Ne duhet të flasim edhe në fushë. Nuk duhet të shurdhohemi në fushë. Mund të pyesni edhe Bulkun, ia ritheksoj nevojën për të folur me lojtarët. Faji mos më ngelet vetëm mua për gabimet që nuk më takojnë mua. Gjithsesi unë i marr përsipër, jam mësuar.

Momenti pozitiv dhe ai që iu shqetëson më shumë pas ndeshjes ndaj Izraelit?

Konstatuam që skema funksionoi me Izraelin, pavarësisht se nuk u shënua goli. Më shqetëson komunikimi në fushë. Është folur mbi 10 ditë për shirtin e kapitenit. Kapiteni nuk është thjesht çështje emri. Ai duhet të organizojë grupin, duhet të kujtojë lojtarët në çdo pjesë të fushës. Mos ndodhë si në ndeshjen ndaj Izrealit, 29 gjuajtje e asnjë gol, ndërsa Izraelit shënon lehtë.Duhet të ketë një lloj bashkëpunimi. Mos thuhet që Panuçi është diktator. Duhet një tentativë për të disiplinuar grupin.

Që nga ndeshje me Norvegjinë ne pësuam një gol nga goditje e këndit. Ndeshjen me Itali mund ta konsideroj si dhuratë. Përkoi me krishtlindjen. Do e ris nivelin e angazhimit, deri sa të jetë i mjaftueshëm. Komunikimi është gjithmonë i nevojshëm. Ju mendoni se jam në Itali te Koleseu, por po lodhem. Më janë bërë flokët gri. Pastaj, këtu mbërrijmë që flasim për çështje të tjera.

Panuci konferenca

Si është e vërteta e çështjes Mavraj, a ka ngjashmëri me çështjen Çikalleshi?

Ky nuk është një problem apo kushtëzim nga ana ime. Është rregullore e FIFA-s. Është problem i kampionatit grek që cakton ndeshje ditën e hënë që përkon me grumbullimin e kombëtareve. Nuk është problemi i hynë. Është fare e thjeshtë.

Problemi i golit?

Nuk jam me shpresën që do fitojmë. Me Izraelin e bëjmë një lojë të mirë. Shpresoj që sulmuesit të arrijnë të zhbllokohen dhe të shënojnë gol. Uzuni dhe Grezda kanë shënuar me kampionat. Është çështje që varet nga lojtarët.

Kthesa në ndeshjet e ardhshme?

Gjëja më e rëndësishme që kam konstatuar është që rikuperimi i lojtarëve ka ecur në rrugën e duhur. Nuk e kemi luksin si Gjermani dhe Brazili. Kemi lojtarë që nuk aktivizohen me klubet. Mundohem të bëj më të mirën për veten dhe ekipin. Punën që bëj e bëj me pasion dhe devotshmëri. Jam etiketuar si i ashpër, por për mua ka rëndësisë ecuria pozitive e skuadrës.

Panuci

Si do e zgjidhni mungesën e Hysajt, do të preferoni mbrojtjen me 3?

Me tre mbrojtës nuk luajmë. Kemi Veselin, është Balliu, edhe pse edhe ai po luan pak dhe kemi edhe një problem me Metzin, që nuk na është përgjigjur dhe nuk e dimë a është nisur Balliu. Shpresoj që Metz të tregohet serioz, sepse e njoftuam para 13 ditësh, por na thanë që duhej t’i njoftonim para 14 ditësh. Më vjen keq, sepse për Kaçen dhamë njoftim tre ditë përpara dhe nuk na krijuan asnjë problem nga Panathinaikosi. Nëse Balliu nuk vjen, do shohim për ndonjë alternativë, kemi disa të tilla. Ne duhet të fitojmë, ndoshta me 3 mbrojtës do ishte zgjedhja më e mirë, por duhet parë, të shpikim diçka, për të rrezikuar pa humbur ekuilibrat. Dua të rrezikoj për të fituar, do shkojmë all-in, të shohim.

Nuk mendoni se ishte koha e duhur që  Ajeti dhe Qaka të rikthehen në Kombëtares?

Qaka duhet të rritet pak, për të luajtur në arenën ndërkombëtare, sepse aty duhet më shumë karakter. E kam hedhur në fushë tre herë, dy herë më ka kërkuar ndërrim pas 10 minutash. Uroj ta bëjë hapin e madh, sepse përndryshe nuk më shërben. Duhet të rritet shumë si personalitet.

Iu duket i besueshëm versioni i Loret Sadikut për të mos ardhur në Kombëtare?

Unë kam biseduar me lojtarët. Është e pamundur të konstatoj nëse lojtari më thotë të vërtetën. Ia kam shpjeguar që klubi dhe Kombëtarja janë 2 gjera të ndryshme. Uroj ta kërkojnë Reali e Barcelona, por është e vështirë që ta shohin te Kasimpasa.  Nëse do të vijë në Kombëtare, do të ketë mundësi të luajë në Spanjë, Itali dhe shumë kampionate të tjera të forta. Unë do të vija në këmbë e motor, nga Stambolli nëse do më ftonin. Do e bëja rrotull nga Korfuzi me motor uji. Në kohen time kur më ftonin, ishte qejf edhe të shkoja një dite para.. Ai nuk më ka thënë jo, do mendohet. Kemi probleme para se Manaj është dëmtuar. Kam parë Durmishajn dhe i kam thënë kombëtares që ta kontaktojë. Nuk e di nëse vjen apo jo, por presim sot përgjigje”

Çfarë po ndodh me Çikalleshin?

Ka luajtur pak, bëri një gol me një ekip të kategorisë së katër në Kupë. Kur ka qenë në formë e kam thirrur.  Është në planet e mia, por duhet të marrë më shumë minuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"