Nga lojtari i vitit te sulmuesi dhe talenti më i mirë, shikoni të gjitha çmimet që u dhanë në Serinë A për sezonin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 22:48

Nga lojtari i vitit te sulmuesi dhe talenti më i mirë, shikoni të gjitha çmimet që u dhanë në Serinë A për sezonin e fundit

Seria A zyrtarisht ka shpallur çmimet për sezonin 2019-2020. Kampionati italian shpalli lojtarët më të mirë për çdo pozicion si dhe futbollistin e ri më të mirë.

dibala

Kështu titulli i MVP, lojtarit më të mirë ka shkuar për Paulo Dibalën. Argjentinasi e mbylli kampionatin me 11 gola të shënuar. Në portë është zgjedhur shoku i Dibalës tek Juventusi Shezni. Çmimin e mbrojtësit më të mirë e mori Stefan De Vrij i Interit. Papu Gomez i Atalantës u shpall mesfushori më i mirë. Çmimin e sulmuesit më të mirë nuk kishte si ta merrte kush tjetër përveç Imobiles që u shpall golashënuesi më i mirë i Europës.

Çmimin e lojtarit të ri më të mirë e mori Dejan Kulusevski i Parmës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"