Nga Leonardo te Zakeroni, ja të gjithë trajnerët që kanë qenë në drejtimin e Milanit dhe Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 13:57

Nga Leonardo te Zakeroni, ja të gjithë trajnerët që kanë qenë në drejtimin e Milanit dhe Interit

Stefano Pioli është drejt stolit të Milanit, teksa pritet të zëvendësojë Marko Xhampaolon, i cili me shumë mundësi do të shkarkohet këtë pasdite, për shkak të rezultateve të dobëta që ka arritu në këtë fillim sezoni.Pioli-Xhampaolo

53-vjeçari ka drejtuar Interin gjatë sezonit 2016-2017, teksa tashmë është një hap larg stolit të Milanit, rival i përjetshëm i zikaltërve. Në rast se zyrtarizohet si trajner i kuqezinjve, Pioli do të ishte trajneri i 7-të, i cili do të kishte drejtuar të dyja ekipet e Milanos.

Të njëjtën gjë para tij ka bërë edhe Xhiuzepe Bixhonjo, i cili mori drejtimin e “Djallit” në sezonin 1946-1947 ku qëndroi për 3 vite dhe më pas në sezonin 1958-1959 ai merr drejtimin e Interit, ku qëndron vetëm për 6 muaj.

Xhixhi Radise, u largua në fund të sezonit 1981-1982 nga kuqezinjtë, teksa një vit më vonë e pamë atë në stolin e ekipit tjetër milanez.

RADICE

Ilario Kastanjer, kishte drejtimin e Milanit gjatë kohës kur kuqezinjtë militonin në Serinë B, por më pas u akuzua për tradhëti teksa në mori drejtimin e zikaltërve ne sezonin 1984-1985.

Të njëjtën gjë bëntë edhe Xhiovani Trapatoni, i cili mori drejtimin e Interit në vitin 1988, ndonëse 14 vite më parë kishte drejtuar Milanin. Alberto Zakeroni, qëndroi te Milani nga 1998 deri 2001, por vetëm dy vite më vonë ai mori drejtimin e Interit.

090223028-64a5f4f1-fd25-4b7c-99a5-f8fb27ec9c7a

Dhe i fundit Leonardo i cili në sezonin 2009-2010 ishte në krye të Milanit, ndërsa një vit më pas mori vendin e Benitezit tek Interi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"