Nga Leao te loja, Arrigo Saki analizon Milanin: Unë largova lojtarët që nuk përshtateshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2023 | 16:16

Nga Leao te loja, Arrigo Saki analizon Milanin: Unë largova lojtarët që nuk përshtateshin

Arrigo Saki nuk kursen askënd. Aq më pak Milanin, i cili duket se po e zhgënjen në këtë pikë të sezonit. Ish-trajneri ka dhënë një intervistë të shkurtër për “La Gazzetta dello Sport”, duke analizuar situatën kuqezi përmes tri pyetjeve.

saki

Duhet të jeni i lumtur me fitoren e Milanit apo jo?
Lumturohem kur Milani fiton, por suksesi ndaj Veronës nuk më lë të qetë, pasi erdhi me vështirësi. Nuk gënjehem nga rezultati, edhe pse mposhtja e Veronës nuk është kurrë e lehtë. Problemi është se skuadra e Piolit nuk luan ende si kolektiv. Të jesh kolektiv do të thotë të kesh njëmbëdhjetë lojtarë aktivë me dhe pa top, do të thotë të presësh, do të thotë të mos bësh gjuajtje, do të thotë ta mbash topin në tokë, do të thotë të lëvizësh gjithmonë. Milani duhet të jetë si fizarmonikë, duhet të dijë të hapet dhe mbyllet në kohën e duhur.

Si ju duken lojtarët e Milanit?
Po më pyesni nëse janë funksionalë për projektin e trajnerit? Uroj që po, shpresoj shumë që Pioli i ka zgjedhur sipas karakteristikave teknike dhe njerëzore. Është thelbësore të njohësh lojtarët, mbi të gjitha, si njerëz, sepse e di saktësisht se çfarë mund të të japin. Kur mbërrita në Milano, kërkova transferimin e atyre që nuk përshtateshin me idetë e mia për lojën ose që nuk respektonin sjelljen normale profesionale. Klubi ishte i jashtëzakonshëm me mua duke më ndjekur në gjithçka. Drejtuesit më ndihmuan e më mbështetën. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me Piolin.

A është Milani i varur nga Leao?
Më duket sikur ka pak konfuzion dhe këtu i takon Piolit të vendosë rregull, të japë udhëzime të sakta, të demonstrojë se është i pari që beson në idetë që u propozon djemve të tij. Leao shënoi një gol të bukur, por aktualisht Milani ekziston mbi të gjitha për portugezin dhe ky është një limit. Leao, me mënyrën e të qenit në fushë, me kthimet prapa të munguara, me mungesën e pjesëmarrjes në punën e grupit, është ai që nuk të lejon transformimin në një kolektiv. Nëse kuqezinjtë duan të bëjmë një hov cilësor, drejt një futbolli më europian, është thelbësore që të gjithë të jenë funksionalë ndaj projektit dhe të dinë të sakrifikojnë në emër të ekipit. Le të themi se kuqezinjtë po përpiqen dëshpërimisht të përmirësohen, por ka ende shumë hapa për të bërë. Nga ana tjetër, një disfatë si ajo e pësuar në derbi, me gjithë atë që ka sjellë, nuk mund të tretet shpejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"