Nga largimi i Vidal dhe Rakitiç te lista për të ndezur magjinë, Setien ka një mal me detyra

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 17, 2020 | 21:59

Bota FB La Liga Të fundit

Nga largimi i Vidal dhe Rakitiç te lista për të ndezur magjinë, Setien ka një mal me detyra

Barcelona ka kaluar një javë kaotike pasi shkarkoi ish-trajnerin Ernesto Valverde duke e zëvendësuar atë me Kike Setien. Ky i fundit është duke u përgatitur për ndeshjen e parë në krye të klubit katalanas, i cili do të presë në shtëpi Granadën të dielën në orën 21:00 në “Camp Nou”.

setien

Ish-trajneri i Real Betis ka shumë detyra të cilat duhet t’i kryejë. Në qendrën stërvitore të klubit spanjoll, Kike Setien zhvilloi në fillim të javës stërvitjen e tij duke sjellë në skuadër edhe Rikui Puig, mesfushorin e talentuar spanjoll që luan për Barcelona B. Gjithsesi, Kike duhet të marrë gjithashtu vendime për sa u përket lojtarëve që nuk mund të jenë në fushën e lojës për një kohë të gjatë. I tillë është edhe rasti i Luis Suarez.

Sulmuesi uruguaian do të qëndrojë jashtë skuadrës për një periudhë katërmujore pas një operacioni në gju, duke humbur kështu sezonin me spanjollët. Setien është zgjedhur për të drejtuar skuadrën katalanase pasi mendohet të jetë njeriu i duhur për të ndryshuar gjërat në klub.

Skuadra ka nevojë për një sulmues për të plotësuar vendin e lënë bosh nga uruguaiani dhe ky vendim do të merret edhe nga trajneri. Një tjetër detyrë e trajnerit të ri është të ndryshojë mënyrën e lojës, e cila ishte bërë e padurueshme në kohën e Valverdes.

Spain Soccer Barcelona Setien

GJENDJA FIZIKE 

Trajneri spanjoll preferon një lojë me presing të lartë, i cili kërkon një gjendje të mirë fizike për t’u përballuar për një pjesë të gjatë të lojës. Në kohën e Valverdes, skuadra shpesh vuante nga dëmtimet të cilat vinin si rrjedhojë e përgatitjes së dobët fizike. Provat e kësaj janë parë në sezonin e kaluar në ndeshjet e Champions-it.

MODULI I LOJËS

Kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse Setienit iu dha një mundësi për të drejtuar Barçën. Ish-skuadrat e tij, Las Palmas dhe Real Betis, shquhen për futbollin atraktiv në kohët kur drejtoheshin nga Kike. Tifozët nuk kërkojnë vetëm trofe por edhe një futboll të bukur të luajtur nga skuadra e tyre.

ZËVENDËSIMI I SUAREZ 

Trajneri edhe pse jo publikisht mësohet t’u ketë kërkuar drejtuesve të klubit një lojtar që do të jepte garanci në sulm.

RIKUI PUIG

Talentit të dalë nga akademia i është dhënë një mundësi e artë për të luajtur mes më të mirëve. Cilësitë e tij ngjasojnë me ato të Ksavit dhe Iniestës, tani është radha e Setien për t’i dhënë atij sa më shumë minuta në fushën e lojës.

960x0

MBROJTËS I DJATHTË 

Semedo dhe Vague nuk kanë bindur, ndërkohë në skuadër është rikthyer në rolin e tij, Serxhi Roberto. Është trajneri ai që duhet të vendosë se kujt t’ia besojë krahun e djathtë të mbrojtjes.

VIDAL DHE RAKITIÇ 

Në skuadër ndodhen dy lojtarë që duan të luajnë më shumë minuta të fushë në vetëm një pozicion të lirë. Njëri prej tyre mund të largohet në merkaton e janarit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com