Nga largimi i Mirsad Jonuz Vllaznia nuk ngre kokë, Dedja “dënon” ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 18:40

Nga largimi i Mirsad Jonuz Vllaznia nuk ngre kokë, Dedja “dënon” ekipin

Vllaznia po vuan. Që pas largimit të Mirsad Jonuz, skuadra nuk po ngre dot kokë. E fundit fitore është ajo me Flamurtarin, ndërsa nga Kupa te kampionati kanë 6 ndeshje që nuk ia dalin.Vllaznia-Teuta

Vendi i tetë rikthen ethet e rënies, ndaj edhe trajneri Hysen Dedja e paralajmëroi se diçka do të ndryshojë në ekip. Ngarkesat do të rriten ndjeshëm dhe ky mund të përkthehet si një lloj “dënimi” pas ecurisë së keqe.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë evidentuar se lojtarët kanë mangësi fizike, madje edhe vetë tekniku. Për këtë motiv ka menduar që prej të hënës jo vetëm që të mos jetë pushim, por të kryhen dy seanca. Ai kërkon që në këto 5 javë të mbetura, ekipi të rikuperojë diçka në planin fizik dhe të ketë më shumë karakter në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"