Nga largimi i Grezdës te zëvendësimet e dështuara, ja çfarë nuk shkoi në 2 ndeshjet e fundit të Shqipërisë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shtator 12, 2018 | 18:40

Nga largimi i Grezdës te zëvendësimet e dështuara, ja çfarë nuk shkoi në 2 ndeshjet e fundit të Shqipërisë

1 – Lista e grumbullimeve. U mor Grezda si lojtar shumë i nevojshëm, u la më pas të ikte dhe nuk u zëvendësua. Ergys Kaçe u la jashtë dhe trajneri iu kundërvu gazetarëve në konferencë duke thënë edhe që ishin pa informacionet e duhura. Më tej, e fton për Skocinë, por pa i dhënë asnjë minutë.

kombetarja

2 – Cenon frymën e grupit. Fillimisht, trajneri thërret kapitenin Agolli duke bërë edhe deklaratat se sa i rëndësishëm është. Më tej, përpara dy ndeshjeve e ka në konferencat për shtyp që ai të flasë si kapiten, por në të dyja takimet nuk i jep asnjë minutë, ndonëse në çdo deklaratë trajneri është shprehur se ka nevojë për futbollistët me eksperiencë për këto takime.

3 – Një aspekt është ndryshimi i formacionit në çdo ndeshje. Edhe kur lojtarët paraqiten mirë dhe skuadra merr rezultat, italiani ndryshon thelbësisht ekipin për sfidën e ardhshme. Shembulli i fundit? Nga Izraeli te Skocia.

4- Ndryshon skemën pa e provuar më parë në stërvitje. Hysaj u shpreh pas Skocisë, që atë rreshtim nuk e kishin testuar gjatë grumbullimit.

5 – Zëvendësimet e shpejta. Në shumë takime, trajneri ndryshon pa u mbyllur pjesa e parë, por edhe në shumë të tjera ka bërë zëvendësime në startin e të dytës, duke djegur mundësinë e ndryshimeve në fazën finale të takimeve.

6 – Për fat të keq, me sa është parë në këto dhjetë ndeshje, Panuçi nuk i ka goditur zëvendësimet.





www.minuta90.com