Nga Lacio te Uest Hem dhe Vijareal, shikoni të gjitha skuadrat që do të vijojnë aventurën në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 23:33

Nga Lacio te Uest Hem dhe Vijareal, shikoni të gjitha skuadrat që do të vijojnë aventurën në Ligën e Konferencës

Faza e Grupeve të Ligës së Konferencës, ka ulur siparin mbrëmjen e sotme, duke përcaktuar edhe 16 skuadrat që do të vijojnë më tej aventurën, teksa atyre u janë bashkuar edhe 8 ekipet që zunë vendin e tretë në grupet e Ligës së Europës.

LIGA E KONFERENCES

Ndërkohë 8 vendet e para të Ligës së Konferencës, janë kualifikuar direkt për në fazën e 1/8-ave, teksa vendet e dyta do të përballen me vendet e treta të Ligës së Europës, nga ku do të përcaktohen edhe 8 skuadrat e tjetëra për në fazën e 1/8-ave.

Emra të rëndësishëm si Uest Hemi, Vijareali, Nisa, Az Alkmari, kanë arritur të sigurojnë një biletë direkt, ndërkohë që Fiorentina, Anderlheti, Bazeli, Partizani i Beogradit, Leh Poznan, Dnipro, por edhe Kluzh, do të përballen me vazon e Bodo/Glim, AEK Larnakës, Ludogorets, Bragës, Sherif Tiraspol, Lacio, Karabag dhe Trabzonspor, nga ku do të dalin edhe 8 skuadrat e kualifikuara për në 1/8-at.

liga e konferences

liga e konferences 2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"