Nga La Liga te goli me Egnatian, Duamena: Dua titullin kampion në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 18:36

Nga La Liga te goli me Egnatian, Duamena: Dua titullin kampion në Superiore

Rafael Duamena është një nga blerjet më të bujshëm të Superiores në merkaton e janarit. Lojtari i cili ka luajtur edhe në La Liga me Levanten, i është bashkuar Egnatias ku po jep menjëherë kontributin e tij, siç tregoi në ndeshjen ndaj Teutës ku shënoi golin e tij të parë në Superiore.

duamena

“Si fillim falënderoj Zotin për mundësinë, si dhe ishte një punë e mirë nga skuadra. Ne luftuam deri në fund dhe më e rëndësishme, morëm një pikë. Për mua më e rëndësishmja nuk është të shënoj, por ekipi të fitojë. Jam më i fokusuar te skuadra. Tani të përqendrohemi te ndeshja e radhës që të marrim tre pikët”, tha ai për “Oversport” pas duelit.

“Kampionati shqiptar? I vështirë, mendoj se është mjaft i vështirë, por është profesionist, si kudo. Kjo është një sfidë e re, mua më pëlqejnë sfidat e reja dhe mendoj se do të argëtohem.

Edhe pse morëm një pikë, ne luftuam deri në fund. Objektivi im nuk është të shënoj disa gola, por që ekipi im të shkojë në Europa Ligë apo të fitojë titullin”, tha sulmuesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"