Nga Kupa te kampionati, Magani “shkund” ekipin para Flamurtarit: Ju dua cinikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 23:44

Nga Kupa te kampionati, Magani “shkund” ekipin para Flamurtarit: Ju dua cinikë

Gugash Magani mbledh ekipin. Fill pas barazimit me Korabin dhe në prag të Flamurtarit, trajneri ka menduar që të bëjë një analizë. Nuk ka mbetur fort i kënaqur nga ndeshja e Kupës, por tashmë pret reagim në kampionat. “Ua kam thënë që në nisje të fazës përgatitore, që të luash për Besën është privilegj.

MAGANI

Për ju çdo ndeshje duhet të jetë një vitrinë, që të tregoni vlerat tuaja. Këtë prisja edhe në Kupë. Kisha besim se do të fitonim dhe pjesën e parë, pavarësisht pësimit të golit ekipi reagoi mjaft mirë. Në pjesën e dytë nuk pashë atë shpirt, atë sakrificë që prisja. Dikush thotë se patëm shumë mungesa. Unë nuk mendoj kështu. Kemi edhe sfidën e kthimit në të cilën pres që të bëni një ndeshje shumë më të mirë. Kaq për Korabin.

Tani në radhë kemi Flamurtarin, një ndeshje që gjithnjë ka ofruar tjetër muzikë. Vërtet ka shumë ndryshime te ne dhe ata, por prapë mbetemi emra të mëdhenj dhe tradita nuk mund të zhbëhet. Dua nga ju të luftoni për çdo top në çdo sektor të fushës dhe të jemi të kujdesshëm qoftë në manovrën mbrojtëse dhe në sulm.

Të tregohemi cinikë në rastet që do të krijojmë. Nuk mundet që as Besa e as Flamurtari të krijojnë raste të shumta shënimi, pasi njohin e respektojnë forcën e njëri-tjetrit. Ai ekip që do të dijë të mbrohet mirë e të godasë kur duhet, mund të vendosë fatet e takimit. Mund të pësosh gol dhe shënon gol, por varet se si reagon. Këtu bëjnë diferencë ekipet me përvojë dhe ato të rejat”, u ka thënë Magani të tijve.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"