Nga Kupa te kampionati, kjo është java që vulos objektivat e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2018 | 22:34

Nga Kupa te kampionati, kjo është java që vulos objektivat e Tiranës

Tirana po dominon Kategorinë e Parë duke mos e vënë asnjëherë në diskutim kryesimin, ndërkohë që në Kupën e Shqipërisë, pasi eliminoi Vllazninë, duhet të kalojë edhe Kukësin. Me këtë të fundit, barazimi në shtëpi, në minutat e fundit, duhet superuar me ndeshjen e kthimit më 14 shkurt, për të tentuar gjysmëfinalen.

Tirana

Për bardheblutë, Kupa e Shqipërisë është objektiv dhe ruajtja e titullit në këtë kompeticion, duhet mbajtur gjallë sa më gjatë të jetë e mundur. Por, në 8 ditë, bardheblutë luajnë… sezonin. Në fundjavën pas Kupës, kryeqytetasit do të përballen me Bylisin, rival për ngjitjen në elitë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"