Nga Kumbulla te Espozito, ja 10 “varfanjakët” e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2020 | 0:08

Nga Kumbulla te Espozito, ja 10 “varfanjakët” e Serisë A

Në këto ditë karantinimi, portali i gazetarit Italian Gianluca Di Marzio, ka publikuar 10 lojtarëve më pak të paguar të Serisë A, referuar faqes së njohur që merret me pagat e lojtarëve Capology.com.

kUMBULLA

Në këtë listë bie në sy prezenca e futbollistit të Kombëtares, Marash Kumbulla, i cili paguhet vetëm 50 mijë euro në sezon. Shqiptari ka realizuar një sezon fantastik në kampionatin Italian, duke zgjuar interesin e shumë klubeve prestigjioze, mes tyre dhe Reali me Barcelonën. Një pagë tepër e ulët, që ngjason me ato të futbollistëve të Kategorisë Superiore.

Një tjetër emër në listën e më pak të paguarve është Sebastian Esposito, talenti i Interit, i cili këtë sezon debutoi edhe në Ligën e Kampionëve.

Ja lista e plotë e “varfanjakëve” të Serisë A:

1 – Daniele Ragacu (Kaljari) – 150 mijë euro në sezon

2 – Rikardo Sotil (Fiorentina) – 150 mijë euro në sezon

3 – Gabriele Strefeca (SPAL) – 100 mijë euro në sezon

4 – Andrea Çistana (Bresha) – 100 mijë euro në sezon

5 – Vinçenco Milliço (Torino) – 100 mijë euro në sezon

6 – Sebastian Espozito (Inter) – 100 mijë euro në sezon

7 – Lukas Haraslin (Sasuolo) – 92 mijë euro në sezon

8 – Marash Kumbulla (Verona) – 50 mijë euro në sezon

9 – Lorenco Andrenaçi (Bresha) – 40 mijë euro në sezon

10 – Masimiliano Mangraviti (Bresha) – 40 mijë euro në sezon

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"