Nga Kulusevski te Kieza, Interi mendon rinimin. Ja objektivat e Interit në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 23:42


Nga Kulusevski te Kieza, Interi mendon rinimin. Ja objektivat e Interit në merkato

Tek Interi po hedhin rrjetat disi kudo, në mënyrë për t’u përgatitur për “peshkimin” si në janar po ashtu edhe në verë. Kështu, është e lehtë të shtohen emër pas emri, por rreziku është të krijohet konfuzion. 

dejan-kulusevski-663171.660x368

Negociatat për merkaton dimërore i përkasin, në veçanti, krahut të majtë me Markos Alonson në krye të listës. Ndërsa për rolin e mesfushorit të avancuar gjithmonë e më i lakuar është emri i suedezit Kulusevski: bisedimet me Atalantën, në fakt, kanë hyrë në fazat kulminante. Ka pasur takime edhe me Veronën: verdhekuqtë janë interesuar për Dimarkon, drejtuesit zikaltër kërkuan qendërmbrojtësin shqiptar me perspektivë Marash Kumbulla.

federiko kieza

Po mbahet e lartë vëmendja edhe për Federiko Kiezën me Fiorentinën. Një tjetër talent që i vendos të gjithë dakord është Sandro Tonali, talent i Breshas. Në sfond ka edhe objektiva të tjerë të nivelit të lartë. Te Napoli, për shembull, braziliani Alan po përjeton momente delikate; trajneri i ri Gatuzo dëshiron të zgjidhë çështjen me diplomaci, por nuk përjashtohet mundësia që mesfushori të dalë në shitje.

Edhe Nandez i Kaljarit është mes opsioneve, po ashtu si portieri argjentinas i Udinezes, Muso; favoriti është Radu i Xhenoas, që mund të rikthehet në bazë pas një sezoni si protagonist në Xhenova, por kujdes nga alternativa bardhezi.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com