Nga kriteret e licencimit te merkatoja, rrëfimi special i Halilit: I hapur për lojtarët e Kombëtares, ne na bëhet mirë me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 11:17

Nga kriteret e licencimit te merkatoja, rrëfimi special i Halilit: I hapur për lojtarët e Kombëtares, ne na bëhet mirë me…

Tirana është më pranë se kurrë fitimit të titullit të 25-të në futbollin shqiptar. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Emanuel Egbo, janë 9 pikë larg verilindorëve të Kukësit, teksa kanë mbetur edhe 10 ndeshje për t’u luajtur. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, është tepër optimist dhe beson se skuadra e ka të gjithë kualitetin për të ruajtur deri në fund epërsinë e pikëve. Në një rrëfim special për “RTSH Sport”, ai foli gjithashtu edhe për çështjen e licencimit dhe për merkaton teksa u shpreh:

tIRANA

Skuadra iu rikthye fushës, apo do iu pëlqente ta merrnit titullin në tavolinë?

Për të qënë i drejtpërdrejtë unë e kisha dëshirën që ne ta vazhdonim kampionatin dhe them që u bë gjëja më e mirë. Edhe nëse do ta fitonim në tavolin do të ishim nën urdhërat e Federatës dhe UEFA-s, por me mira është që do të luhet në fushë, nëse do arrihet të merret titullin. Nuk ka përfunduar ende kampionati, shpresojmë ta festojmë me tifozët.

A i druheni se mund të fitojnë terren kundërshtarët pas kësaj ndërprerje të gjatë?

Nuk jam i shqetësuar, pasi skuadra ka një kontigjent të mirë lojtarësh dhe mund t’iu them që ne na bëhet mirë këto 5 ndërrime pasi kemi shumë lojtarë në dispozicion. Unë them që duhet të përqendrohem te skuadra ime dhe mos shikoj se çfarë bëjnë të tjetër. Gjithsecili e di vet se çfarë bën. Nuk kam asnjë shqetësim”.

Është e sigurtë që në fund të sezonit ju do merrni pjesë në një nga Kupat e Eurpës? Një vit më parë ju keni pasur problem. Vazhdon të jetë akoma marrëveshja me Drejtorinë e Tatimave. Si është çështja? Jeni i rrezikuar?

Nga viti i shkuar edhe deri këto ditë, klubi paguan detyrimet e prapambetura. Të trashëguara, të mijat, të huajat, nuk ka rëndësi. Përsa i përket tatimeve kemi bërë një marrëveshje dhe kemi paguar një shifër të konsiderueshme dhe po shkojmë drejt zbardhjes. Ne i kemi plotësuar të 3 kriteret që ka kërkuar licencimi që duhen dhe i jam mirënjohës të gjithëve që kanë bërë të mundur realizimin e këtyre pikave. Çdo gjë është ok.

A do ketë një marrëveshje me lojtarët për pagesat?

Unë jam i mendimit që nëse do të vazhdonte kampionati, unë pagesat do t’i bëja. Nëse flasim tani ekipi do të zhvillojë dy muaj shtesë qershor dhe korrik dhe ne do të paguajmë këto muaji. Do ulemi do flasim. Pagesat që ata kanë në kontratë unë do t’ua plotësoj 100%”.

Këtë vit keni shkëlyer në merkato, kush mund të thuhet se ka një kontribut të drejpërdrejtë në merkato?

Merkato është bërë me shumë kujdes dhe është bërë nga drejtuesit e klubit duke futur trajnerin Arbër Mema dhe drejtorin Arbi Laçi e gjithashtu kanë pyetur edhe presidentin pasi ai vendos për çështjet financiare. Kanë qënë hapa që pa filluar kampionati. Është bërë në grup. Janë bërë 4 goditje në merkato si Kale, Torasa apo edhe Batha që kërkohej nga disa klube. Ne u treguam të shkathët  hymë në marrëveshje dhe e mbyllëm shumë shpejt.

Lojtarët e Kombëtares, si psh Lenjani, kanë shprehur dëshirën për të luajtur me Tiranën. Ka bisedime, apo është thjesht çështje reputacioni?

Unë them që ne jemi të hapur dhe për mua është kënaqësi që këta lojtarë që luajnë nëpër kampionate të ndryshme në Europë  thonë që duan të luajnë me ne. Ne nuk kemi pasur kontakte direkt me këta lojtar, vetëm ka lëvizje. Unë i falenderoj e jam i gëzuar që gjithmonë zgjedhin klubin e Tiranës dhe kjo bën që të punoj më shumë.

Kur gjithçka do të mbarojë, do të rifillojë merkato, a keni menduar se çfarë do të bëni me grupin?

Unë kam dëshirë që mos të ketë largime. Kjo do të varet nga marrëveshja që do të bëjmë ne me ta. Disa prej tyre u mbaron kontrata dhe ne kemi filluar të lëvizim për rinovime pastaj varet nga marrëveshja që do të bëjmë. Dëshira jonë është të kemi të gjithë grupin dhe mund të përmendim emra. Ata që janë pjesë e formacionit kemi dëshirë t’i mbajmë, por nëse ata nuk kanë dëshirë mund të largohem. Mendoj se asnjë futbollistë nuk do të largohet pasi edhe atyre që u mbaron kontrata  dëshira e parë për ta është Tirana.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"