Nga Koronavirusi tek vdekja e Kobi Brajant, ja disa nga ngjarjet e veçanta dhe që tronditën sportin në 2020-ën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 12:18

Nga Koronavirusi tek vdekja e Kobi Brajant, ja disa nga ngjarjet e veçanta dhe që tronditën sportin në 2020-ën

Koronavirusi ka një ndikim shumë të madh në gjithë botën, ashtu si edhe  në sport, por kjo është vetëm një nga ngjarjet e shumta që kanë ndodhur në botën e sportit në vitin 2020.90341779_1155210771497615_6924300361410805760_n

Më poshtë po iu paraqesim disa ngjarjet më të veçanta që ndodhën në këto ditë të vitit 2020:

Në futboll ndodhën shumë gjëra, që para ndërrimit të viteve as që nuk mendoheshin të ndodhnin. Si fillim, transferimi i Martin Brethuait nga Leganesi te Barcelona, një transferim që askush nuk e priste, madje nuk kishte as zëra për këtë transferim.

Dështimi i Barcelonës dhe Real Madridit për të arritur në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, duke ditur që mes 4 skuadrave më të mira është Mirandes, e cila militon në La Liga2.Liverpool FC v Atletico Madrid - UEFA Champions League Round of 16: Second Leg

Kush mund ta mendonte që Liverpuli do të eliminohej kaq shpejt nga Liga e Kampionëve dhe se Markos Jorente do kthehej në hero, duke shënuar dopietë në shtesë.

Një ngjarje tjetër e veçantë është edhe ajo e shkëputjes së Liverpulit në kampionat me 25 pikë diferencë nga Siti, që një sezon më parë u shpall kampion. Dhe në fund arrestimi i Ronaldinjos, i cili tashmë është në burg. Braziliani është burgosur në Paraguai për shkak të një identiteti të rremë që përdori.FBL-PARAGUAY-BRAZIL-JUSTICE-RONALDINHO

Gjithashtu edhe në basketboll ka ngjarje që më parë as që ishin menduar nga ndokush. Padyshim ngjarja që tronditi të gjithë, është vdekja e Kobi Brajant së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare. Gjithashtu në helikopterin ku ndërroi jetë legjenda e basketbollit ishin edhe 7 persona të tjerë, të cilët gjithashtu ndërruan jetë. Kjo ishte edhe ngjarja më e madhe që tronditi vetëm basketbollin, por edhe gjithë botën e sportit.KOBI

Ngjarje të veçanta ka pasur edhe në sporte të tjera, siç është ajo e Nairo Kuintana në çiklizëm, i cili nuk është në ekipin e Movistar, i cili e rriti dhe e çoi në majë të Giro d’Italia dhe Vuelta a Spana dhe në podiumin e top treshes në Tours de France. Çiklisti kolumbian nënshkroi kontratë me ekipin e Arkea, me të cilin e fitoi etapën e fundit të Paris-Nice, garën e fundit në çiklizëm deri tani.GettyImages-1212365430-920x520

Askush nuk e kishte parashikuar se Nikolas Portal, drejtori i ekipit INEOS, do të vdiste në moshën 40-vjeçare shkaku i sulmit në zemër.

Por gjëja më e madhe që ndodhi, ishte shpërthimi i Koronavirusit që mbërtheu gjithë botën duke përfshirë këtu edhe sportin, i cili tashmë në shumë vende është pezulluar përkohësisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"