Nga klubet te policia, prova e madhe e futbollit kryeqytetas. Ja çfarë pritet në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 17:11

Nga klubet te policia, prova e madhe e futbollit kryeqytetas. Ja çfarë pritet në “Air Albania”

Partizani-Tirana, ose ndeshja më e madhe e futbollit shqiptar do të luhet në “Air Albania”, duke e ngjitur sfidën në platenë më të lartë të sportit tonë. 

air albania 3 me logo (1)

Në fakt, derbi kthehet në habitatin e tij, sepse kjo ndeshje historinë e ka bërë në “Qemal Stafën” mitik, nën rrënojat e të cilit është ngritur stadiumi i ri, që tani ka një emër tjetër. Edhe nëse ndaj Francës u bë inaugurimi i madh i stadiumit, në këtë sfidë do të shihet funksionimi i plotë i impiantit, që do të shijohet nga të gjithë ata që e humbën në debutim. Ama, shijimi do të jetë në derbi.

air albania 2 me logo

Në ndeshjen më të veçantë. Sepse dy skuadrat më të mëdha të futbollit tonë kthehen në “vendin e krimit”, për faqen e radhës së historisë. Faqe që duhet ta vazhdojnë ta shkruajnë me lavdi, së pari klubet, duke organizuar një ndeshje perfekte. Barra këtë herë i bie Partizanit pritës që është organizatori i takimit.

Duhet të tregojë se dy klube shqiptare mund të ngjiten në lartësinë e një ndeshjeje të madhe dhe di të organizojë sfida pa asnjë problem. Akoma më lart duhet të ngjiten dy tifozëritë, të cilat në vend që të shahen me një fjalor jashtë normales, të dalin dhe të fitojnë derbin në shkallët e stadiumit dhe të mos na rikujtojnë pamjet e turpshme të shtatorit të kaluar, ku vetëm armët e zjarrit nuk u përdorën në “Selman Stërmasi”.

Air Albania hyrja

Në perfeksion duhet të jetë policia që duhet të tregojë se është Zoti në tokë dhe askush nuk mund të përgjakë një ndeshje futbolli. Më lart duhet të tregohet federata, që veçse vendosi të presë këtë takim, e t’ua plotësojë kushtet dy ekipeve, por edhe të garantojë një ndeshje me gjykim perfekt, duke e sponsorizuar në një nivel botëror.

stadiumi arena kombetare tifozet

Është vitrina e kampionatit dhe si e tillë duhet të tregojë se investimi i një stadiumi që nuk është vetëm i Kombëtares, por edhe i Partizanit, Tiranës dhe çdo skuadre shqiptare ia vlejti. Në fund, Partizani dhe Tirana në fushë këtë herë të ngjiten mbi nivelin e një ndeshjeje normale për të dhënë spektakël në fushë, pasi luhet derbi. Bardheblutë dhe të kuqtë duhet ta kuptojnë fare mirë. Në 90 minuta është historia e futbollit…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"