Nga Këlni te Bajerni, ja përballjet e skuadrave shqiptare me gjermanët. Vetëm Flamurtari ka befasuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 18:00

Nga Këlni te Bajerni, ja përballjet e skuadrave shqiptare me gjermanët. Vetëm Flamurtari ka befasuar

Janë shumë të rralla përballjet që klubet tona kanë pasur me gjermanët, megjithatë 8 ndeshje do të mbahen mend gjatë. Mes Partizanit, Dinamos, Flamurtarit dhe Tiranës, vetëm vlonjatët kanë bërë befasinë.

flamurati vismut

Kuqezinjtë eliminonin Vismut Aue në 1987-ën. Edhe pse humbën 1-0 atje, në Vlorë ia dolën pas fitores 2-0. Shumë më e hershme është përballja që kanë pasur “demat” me Këlnin, në 1964-ën e largët.

Nëse në “Qemal Stafa” e mbyllën pa gola, me 2 gola të pësuar në Gjermani mbetën jashtë Europës. As Dinamoja nuk ia doli me FC Karl Zeis në 1981. Ekipi më i madh që ka shkelur në vendin tonë është pa dyshim Bajerni. Tirana vërtet u eliminua, e megjithatë në transfertë bindi në lojë dhe pati shpresa pas atij goli të Mingës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"