Nga karton nëse le stadiumin deri te mbledhësi i topave, ja 13 rregullat “sekrete” të futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 13:33

Nga karton nëse le stadiumin deri te mbledhësi i topave, ja 13 rregullat “sekrete” të futbollit

Futbolli është i çuditshëm dhe të tilla janë edhe rregullat e tij. Më poshtë janë 13 më të veçantat që shumë nuk i kanë ditur që ekzistonin në lojën më të dashur të europianëve.
ROMANJOLI
1. Karton po le stadiumin – Po e nisim me një nga rregullat më kurioze. E vështirë të ndodhë, por jo e pamundur. Nëse një lojtar gjatë ndeshjes braktis fushën e lojës, stadiumin, dhe largohet pa u rikthyer, ndëshkohet me karton të verdhë. Kështu, nëse Alesio Romanjoli do të braktiste nga asgjëja “San Siron” gjatë një ndeshjeje për të bërë një xhiro në Sheshin Duomo, atëherë do të ndëshkohej nga arbitri dhe Milani do të mbetej me 10 vetë derisa Pioli ta zëvendësonte.
download (2)
2. Kapja në traversë – Një skenë si në filmin “Holly e Benji”, e cila nuk ka nevojë për përshkrim. Nëse gjatë momentit të një goditjeje, një futbollist kapet në traversën e portës së tij dhe ndal topin përpara se ai të kalojë vijën fatale, a bëhet hero? Jo, ndëshkohet me karton të kuq. Nëse Armando Ico, me Sirigunë e mposhtur, varet në traversë për të bllokuar goditjen e kundërshtarit, do të ndëshkohej me karton të kuq dhe arbitri do të akordonte goditje dënimi indirekte nga linja e portës.
dibala
3. S’ka autogol nga topi i parë – Mund të shënosh direkt nga shkelmimi i parë i topit, por nuk mund të shënosh autogol. Nuk lejohet. Një rregull për të shmangur turpërimin, gabimet apo trukimet? E sigurt është se arbitri do të largonte çdo dyshim, ndoshta duke surprizuar edhe skuadrën që në teori do të shënonte golin. Nëse Paulo Dibala nga qendra e fushës do të godiste në portën e tij dhe do të mposhtte Sheznin, atëherë arbitri do të akordonte goditje këndi.
manolas_kostas_16
4. Palestrinat nuk luajnë me ty – Nëse je një mbrojtës i dëshpëruar, që kërkon të shmangësh një gol duke flakur palestrinat, nuk të bën punë. Nëse Kostas Manolas do të lëshonte palestrinën e tij për të penguar kundërshtarin të godasë, në këtë rast arbitri do të akordonte penallti dhe karton të kuq për grekun. Ndryshon diskutimi për portierin: karton i verdhë dhe goditje dënimi në pikën e kontaktit mes objektit dhe topit.
riberi
5. Nuk je punëtor fushe – Të bësh shenja në fushë është e ndaluar. Nuk mund të vizatosh viza apo shenja të ndryshme nga ato në rregullore. Kështu që nëse Frenk Riberi do të vendoste të bënte një shenjë në fushë për të kujtuar pikën ku duhet ta nisë driblimin apo për ndonjë qëllim tjetër, do të ndëshkohej me karton të verdhë.
muriel
6. Kujdes ku e godet arbitrin – Goli i arbitrit është një mundësi që ka ndodhur në rrethana të ndryshme. Kur drejtuesi i ndeshjes e prek pa dashje topin, duke qenë në trajektore dhe e dërgon atë në rrjetë, ka qenë gjithnjë gol, por rregulli ka ndryshuar këto vitet e fundit. Nëse pas një goditje të Luis Murielit, topi godiste gjyqtarin në kokë, duke e rrëzuar në fushë dhe duke e lënë në atë moment pa mundësi vendimmarrjeje për arsye të ndryshme, atëherë topi i ndalur në rrjetë nuk do të akordohej gol.

7. Kjo është e pabesueshme – Rregulli që do t’iu shpjegojmë është me të vërtetë sekret, por është verifikuar edhe në Itali në një kampionat amator sicilian. Nëse tifozët në tribunë apo influenca të jashtme pengojnë zhvillimin normal të ndeshjes, takimi ndërpritet. Por nëse vetë ndërprerja e ndeshjes shton rrezikun e ardhur nga ndikimet e mësipërme, atëherë arbitri do të detyrohet të arbitrojë formalisht deri në fund të sfidës, me rezultatin dhe ndeshjen të pavlefshme, e cila do të riluhet me dyer të mbyllura në një moment të dytë.
Traversa
8. Traversa dhe traversa – Është një rregull i trashëguar që nga vitet e para kur futbolli ngrihej në këmbë. Në shekullin XIX bëhej aq sa mundej dhe kuptohej, kështu që edhe portat i krijonin me zgjidhje emergjente. Kjo u rregullua më pas, por rregulli i sotëm thotë: nëse për një motiv traversa nuk është e disponueshme për shkak thyerjeje apo për shkaqe të tjera, atëherë ajo nuk mund të zëvendësohet me një litar të thjeshtë.

9. Gol me duart e portierit – Po, Samir Handanoviç mund të shënojë nga porta e tij. Nëse portieri i Interit me një rivënie të fortë me duar do të kalonte edhe portierin kundërshtar, me topin që do të kalonte vijën fatale, atëherë arbitri do të detyrohej që ta akordonte golin në favor të Interit.

10. I pasigurt në tualet – Jo vetëm në fushë gjatë 90 minutave të lojës: arbitri mund të ndëshkojë në çdo moment pas ardhjes së tij në stadium. Kështu që, nëse pas ndeshjes Goran Pandev do të zemëronte drejtuesin e ndeshjes për çfarëdo motiv, ky i fundit ka fuqinë që i jep rregullorja për ta ndëshkuar edhe nëse maqedonasi do të ndodhej në dushe. Por vendimet jashtë kohës së rregullt duhet t’i komunikohen kapitenit të skuadrës në fjalë.
Gjyqtari
11. Bilbilin e zëvendëson zëri – Çfarë ndodh nëse arbitri humbet bilbilin gjatë një aksioni? Asnjë problem. Ai nuk e humbet autoritetin e tij, por vetëm “vërshëllimën”. Ai mund të vazhdojë ta gjykojë ndeshjen me zë deri në fund të aksionit, duke thërritur për t’u dëgjuar nga lojtarët, derisa të gjejë bilbilin apo të marrë një tjetër bilbil.

12. S’ka autogol me goditje dënimi – Ashtu si në nisjen e ndeshjes, as me goditje dënimi një futbollist nuk mund të shënojë autogol. Nëse Luis Alberto zgjedh të surprizojë Strakoshën, në vend që të godasë në drejtim të portës kundërshtare, atëherë arbitri do të detyrohet të akordojë një goditje këndi për skuadrën që “shënoi” golin e pavlefshëm.

13. Mos e provoni në shtëpi – A mund ta shpëtojë një mbledhës topash skuadrën e tij? Po, edhe pse nuk është shumë sportive përballë kundërshtarit. Por nëse një nga djemtë që mbledh topat shpëton me këmbë një goditje drejtuar portës, arbitri nuk mund ta akordojë golin, por do të ishte i detyruar që të bënte shenjë për një rivënie fundore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"