Nga kapiten i Kombëtares, për Roshin ndeshja e tretë radhazi që ndërrohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2018 | 21:11

Nga kapiten i Kombëtares, për Roshin ndeshja e tretë radhazi që ndërrohet

Nga kapiteni i Kombëtares në një lojtar që zëvendësohet rregullisht, madje tri ndeshje radhazi. Odise Roshi po kalon ndoshta momentin e tij më të vështirë që kur është bërë pjesë e Kombëtares. Me Norvegjinë dhe Kosovën u zëvendësua pa u mbyllur ende pjesa e parë, ndërsa dje kundër Ukrainës, pasi u mbyll 45-minutëshi, mesfushori u la në dhomat e zhveshjes.

odi roshi

Dukshëm Roshi shfaqi zhgënjimin për këtë situatë që pas miqësores me Kosovën. “Nuk e kuptoj pse trajneri më zëvendë- son kështu”, pati thënë fieraku pak ditë më parë. Tashmë pas këtyre zgjedhjeve të trajnerit, e ardhmja e lojtarit në Kombëtare rrezikon të bëhet çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"